Gazeta Shqiptare

Rama- opozitës: Rrugëhumbu­r pa atdhe që duan kaos për t'i ikur drejtësisë

PS akuzon PD- LSI se po përdor taksën për të djegur rrugën europiane të vendit Balla: Basha në fund të karrierës, po dëmton Shqipërinë 46- 26

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh dje, herët në mëngjes se PD kur ishte në qeveri e bëri tenderin e pagesës së rrugës 8- 9 euro dhe dështoi. "Tani i vunë zjarrin "patriotik" e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumbu­rve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t'i ikur drejtësisë!",- u shpreh dje, kryeminist­ri Rama, në një status në rrjetin social, "Facebook". Ndërsa kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla e cilësoi të paligjshëm faktin që kryetari i PD- së, Lulzim Basha u bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile. "Unë e kuptoj zotin Basha që po mundohet të gjejë çdo degë për t'u kapur në rënien e tij të lirë. Edhe kjo sjellje apo thirrje, e cila në çdo vlerësim ligjor është e paligjshme dhe bie në kundërshti­m me rregullat bazë të funksionim­it të shtetit dhe të sjelljes në një vend demokratik",- u shpreh Balla. "Është e paligjshme që një politikan i bën thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat, kur ndërkohë mbi bazën e tyre funksionon buxheti i shtetit, funksionoj­në të ardhurat, funksionoj­në shkollat, funksionoj­në qendrat shëndetëso­re, funksionoj­në spitalet. Të thuash mos paguani taksat, do të thuash që të mbyllim spitalet, do të thuash që të mbyllim shkollat. Megjithatë, në papërgjegj­shmërinë e vet të Lulzimit, që të gjithë e dimë se hall i madh e ka zënë, po të kemi parasysh disa fatalitete që e presin lidershipi­n e Partisë Demokratik­e në ditët dhe në javët në vijim, çështja e financimit rus, të gjithë e dimë se procesi i hetimit po ecën dhe Lulzim Basha nuk duhet të vonojë të japë dëshmitë e veta për këtë çështje", u shpreh Balla. Duke e lidhur me datën 17 prill, kur Komisioni Europian pritet të rekomandoj­ë hapjen e negociatav­e me Shqipërinë, Balla tha: "Kjo është një përpjekje për t'u përdorur për qëllime politike. E ritheksoj, si sot dy javë Shqipëria ka momentin më të rëndësishë­m të 10 viteve që kemi kaluar dhe të 10 viteve që vijnë. Kush tenton që për arsye të karrierës së vet politike, këtu e them shumë qartë për të gjithë shqiptarët: Lulzim Basha është në fund të karrierës së vet politike dhe si një i përfunduar në karrierën e vet politike po mundohet t'i bëjë dëm Shqipërisë". Balla kritikoi rolin e këshilltar­ëve social- Deputeti i LSI, Robert Bitri deklaroi se nuk ndan të njëjtin mendim për mosbindjen civile me kryetaren e partisë së tij, Monika Kryemadhi. "Zoti Basha nuk është kryetar i partisë time. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim",- u përgjigj deputeti i LSI- së, i pyetur nga gazetarët për mosbindjen civile.

istë të Bashkisë së Kukësit, për të sqaruar situatën dhe taksën, duke saktësuar se "Ky është një proces, i cili duhet të ishte bërë më mirë nga përfaqësue­sit e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak. Vendimmarr­ja jonë, ajo që bëri me dije kryeminist­ri, do të kalojë në të gjithë procedurën që ka përcaktuar statuti i Partisë Socialiste".

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla
Kryetari i grupit parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania