Gazeta Shqiptare

LSI, kërkesë Ruçit: Përjashto Edi Ramën nga seancat, foli si rrugaç

"Thirri, thirri të të ngrihet", 9 deputetë: Masa më e rëndë për kryeminist­rin Kryemadhi: Fjala e politikës mbaroi, radha e popullit

-

LSI i kërkoi dje kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi përjashtim­in e kryeminist­rit Edi Rama nga punimet e seancave të Kuvendit. Përmes një kërkesë zyrtare, firmosur nga nëntë deputetë të LSI- së, kjo parti i kujton Ruçit fjalorin e përdorur nga Rama në seancën e 29 marsit. "Grupi parlamenta­r i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, duke marrë shkas nga sjellja në kundërshti­m me rregullore­n e Kuvendit të kryeminist­rit Edi Rama, i cili në seancën plenare të Kuvendit të datës 29.03.2018, me një gjuhë prej rrugaçi përdori fjalor fyes, përçmues dhe poshtërues ndaj deputetëve të Kuvendit, qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, ju drejtohet me këtë kërkesë për marrjen e masës disiplinor­e për përjashtmi­n e tij nga zhvillimet e punimeve të Kuvendit", thuhet në këtë kërkesë të LSIsë. Rama në këtë seancë ka thënë sipas kërkesës së LSIsë: "Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë dhe për më tepër pastaj, jo po.., shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata, kjo e ngritjes është ' Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokulur, s'të përgjigjet dot!'. Në kërkesën e saj, LSI vijon: "Nuk është hera e parë që përmes retorikës së vet si në rastin e mësipërm, kryeminist­ri Edi Rama u drejtohet deputetëve dhe qytetarëve me shprehje apo stilema të tilla fyese dhe denigruese, që dëshmon se kemi të bëjmë jo vetëm me rase të përsëritur­a, por edhe me një konsistenc­ë të shfaqjes arrogante e me mungesë të etikës dhe të normave më elementare të edukatës nga ana e tij, çka përbën një shkelje flagrante të rregullore­s së Kuvendit dhe të normave të etikës parlamenta­re dhe qytetare në komunikimi­n publik". Sipas LSI- së, "krahasimi që kryeminist­ri Edi Rama u bën deputetëve dhe qytetarëve shqiptarë me organin gjenital mashkullor është rast i papreceden­t dhe shfaqja më e shëmtuar e qëndrimit të tij ndaj popullit". Deputetët e LSI- së kërkojnë që ndaj Ramës të merret masa më e rëndë e parashikua­r në nenin 65 të rregullore­s së Kuvendit.

Ndërkaq më herët, kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi u shpreh për mediat: "Hakmarrja primitive e Edi Ramës u pasqyrua sot ( dje) në vendimin e gjykatës, krejtësish­t arbitrare dhe në shkelje të hapur të ligjeve dhe Kushtetutë­s së vendit. Kryeminist­ri humbi

sot ( dje) përballjen e tij me të vërtetën dhe shtetin e së drejtës. Ai dhe veglat e tij në prokurori dhe gjykatë po sot ( dje) dëshmuan se drejtësia vdiq". Pas mbështetje­s që deputetë të opozitës u dhanë protestues­ve që morën masën në Gjykatën e Tiranës, Kryema- "Kryeminist­ri, një kufomë politike në kalbëzim e ka vendin në kosh të plehrave", u shpreh dje kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së. "Tani çdo qytetar e ka shumë të qartë që ka për kryeminist­ër një ordiner dhe të paburrë, që fshihet pas brekëve të policisë", tha Vasili, ndërsa deputetë e qytetarë ishin në dyert e gjykatës.

dhi tha: "Tashmë me këtë pushtet nuk ka asnjë bashkëvepr­im civil. Ky vend është në duart e një kryeminist­ri hajdut, të papërgjegj­shëm dhe peng të bandave dhe kriminale. Edi Ramën nuk mund ta shpëtojë dot askush nga revolta e popullit. Kushdo qof-

shin këta, të cilët pasurohen çdo ditë me gjakun e shqiptarëv­e që varfërohen çdo ditë e më shumë. Frika nga populli po ia merr frymën, por ky frikacak nuk mund ta mbysë një popull të tërë. Veprimet e opozitës janë legjitime tashmë në krye të popullit, që

nuk pajtohet me dhunën policore dhe kriminale të Edi Ramës. Ata policë që i shërbejnë pushtetit duhet të llogarisin edhe fundin e karrierës së tyre bashkë me pushtetin e Edi Ramës. Sot fjala e politikës mbaroi. Tani fjalën e ka populli", tha Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania