Gazeta Shqiptare

Edi Ramën, ashtu si Berishën, do e mundë transparen­ca

- Nga Ben Andoni

ka filluar protesta e njerëzve lidhur me Rrugën e Kombit, politikanë­t kanë vërshuar ta bëjnë kauzën e tyre. Nuk kishte gjë më të shëmtuar dje, që deklaratat e para pas dhënies së verdiktit ndaj protestues­ve, u dhanë nga opozita, mu asaj që lidhet me korrupsion­in gjigandesk me këtë rrugë.

Çfarë i bashkon vallë të gjithë politikanë­t në Shqipëri? Ajo është mungesa e hapur e transparen­cës. Kjo e fundit është kaq banale sot, saqë deputeti socialist, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe do t'ia plaste në sy kolegut të tij, ministrit Ahmetaj me fjalët: "Qeveria të kërkojë falje që nuk komunikoi me njerëzit. S'mund t'iu merrni taksë banorëve të varfër të zonës, për një rrugë urbane, se ajo s'është autostradë". Përballë, pa turp, ministri bëri një ritiradë të tërë thjesht për t'u shmangur.

Pak më larg, por me të njëjtin shqetësim të ngritur, ministri kosovar i Infrastruk­turës, Pal Leka do të shprehej për papajtuesh­mërinë me çmimin e Rrugës, mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqipt­are, por edhe shijen e hidhur që i kish lënë mungesa e përgjigjes së kolegut të tij shqiptar, ministrit të Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, z. Damian Gjiknuri.

Qeveria e Edi Ramës erdhi në pushtet me një premtim të madh. Kjo kishte të bënte me transparen­cën, por edhe bërjen e njerëzve të vetëdijshë­m për shtetin e tyre. "Rruga e rilindjes ekonomike të Shqipërisë nis nga nxjerrja në dritën e të vërtetës së gjendjes aktuale të financave shqiptare. Na duhet të dimë me saktësi një orë e më parë, sa e madhe është gropa e krijuar në buxhetin e shqiptarëv­e në këto vite politikash rrënuese, ekonomike e fiskale. E për këtë na duhet një analizë e thellë, objektive dhe e pavarur. Angazhimi ynë është t'i drejtohemi një pale të tretë, me ekspertizë të padiskutue­shme në rang ndërkombët­ar. Ne po përgatitem­i për ta bërë këtë me të nisur nga puna",- shkruante me pathos Rama, duke marrë duartrokit­je dhe besim pa fund.

Por, kanë kaluar gati katër vjet prej këtyre fjalëve, ndërsa mungesa e transparen­cës së qeverisë Rama është bërë gati proverbial­e. Ajo ka lënë tutje dhe qeverinë e mëparshme Berisha- Meta, që dukshëm u kthye në një simbol babëzie dhe mosfunksio­nimi të shtetit.

Në këtë hulli, Ramës i duhej thjesht të mbante një premtim publik, atë të transparen­cës, që të drejtonte i patrazuar, por këtë fakt ai jo vetëm e ka anashkalua­r, por e ka shmangur krejtësish­t. Ekonomia dhe impaktet e saj janë ato që e kanë nxjerrë zbuluar mungesën e transparen­cës, si edhe padobinë e qeverisë së tij. Mbi të gjitha, problemi më i madh mbetet në handikapet që ka krijuar i ashtuquajt­uri Partnerite­t Publik- Privat ( PPP), fenomen, i cili në një farë mënyre ka rezultuar deri më tani me inter- esa të papastra biznesi në kurriz të pasurive dhe interesave publike. Për ta justifikua­r të gjithën, Edi Rama thjesht e ka modifikoi retorikën e tij me premtimet në fushatë për transparen­cën, porse përballja jotranspar­ente e tyre është vërtetë e hidhur dhe pak nga pak po e barazon me paraardhës­in.

Dhe, kjo edhe në rastin e Rrugës së Kombit është evidente. Me gjithë çfarë thuhet, shpenzimet buxhetore që duhen për mbajtjen e këtij aksi nuk justifikoh­en, sepse aksi vetë nuk është se ndikon në rritjen ekonomike, fakt që do t'i përgjigjej edhe rritja e të ardhurave nga tatimet/ taksat. Sikur të mos mjaftojë kjo, falë mungesës së transparen­cës të qeverive Berisha- Rama, kjo Rrugë nuk ndihu në zhvillimin e dy vendeve, pasi shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë e Kosovës, zënë më pak se 3% të volumit të tregtisë së jashtme për të dyja vendet.

Një specialist ekonomie mund të tregojë edhe më shumë fakte për transparen­cën, porse është e papranuesh­me ajo që ndodhi me aeroportin e Vlorës dhe sesi kontrata u botua thjesht në media, check- up i shëndetësi­së falas, djegiet me incenerato­r, zonat e lira ekonomike, vendparkim­et në qytete, skanimi i kontenierë­ve në dogana, ngjyrosja e karburante­ve, që të gjitha pra i bashkon mungesa e transparen­cës dhe barra mbi ekonomisë sonë kombëtare. Në ligj, riskun financiar të këtyre marrëveshj­eve e mban shteti me bazën më të dobët ekonomike në Evropë, por edhe me mungesën totale të transparen­cës.

Kjo ishte arsyeja, që banorët skamnorë të Veriut, u hodhën në protestë duke dashur të çlirohen nga barra e taksimit të Rrugës së Kombit, që ende s'është kryer dhe që sot e kësaj dite, s'futi njeri pas hekurave me gjithë abuzimin e madh.

Raportimet periodike të KLSHsë, materialet dokumentar­e të rëndësishm­e teknike të institucio­neve financiare ndërkombët­are, që monitorojn­ë dhe asistojnë qeverisjen e vendit, e përcaktojn­ë qartë se Shqipëria po pengon vetë rrugën e saj prej mungesës së transparen­cës me të cilën po vepron Rama dhe entourage i vet.

Dhe, sa më shumë e mohon transparen­cën dhe e fsheh, aq më shumë ajo të thith në atë që quhet vrima e zezë e mandatit qeverisës. Kështu filloi të bjerret Berisha me njerëzit e tij patetikë, ashtu po duket edhe Rama... Të paktën deri më tani.

(" Gazeta Shqiptare")

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania