Gazeta Shqiptare

Edi Rama kapi drejtësinë me 9 milionë $, që Lu i dha Sorosit

Dokumenti, "Judicial Watch" akuzon ambasadori­n e SHBA në Tiranë "Ambasadori Lu, i lidhur ngushtë me qeverinë socialiste"

-

Judicial Watch", një grupim aktivistës­h amerikanë konservato­rë kanë publikuar së fundmi dosjen se si miliarderi George Soros përfitoi nga paratë e taksapague­sve amerikanë për qëllimet e tij politike në Shqipëri. Ky grupim ka hetuar disa nga financimet e Soros në vende të ndryshme të lindjes dhe së fundmi ka publikuar një dosje me 32 faqe si "Fondacioni për Shoqërinë e Hapur" në Shqipëri u vu në shërbim të Partisë Socialiste në pushtet dhe kryeminist­rit Edi Rama për të justifikua­r mënyrën se si po bëhej reforma në drejtësi. Dhe kanë marrë jo pak, por të paktën 9 milionë dollarë. "Judicial Watch" e ka bërë hetimin nisur nga interesi i saj, për të hedhur dritë se si u shpenzuan paratë e taksapague­sve amerikanë për qëllime politike të administra­tës së ish- presidenti­t Obama. Por, ky dokument nxjerr disa detaje mjaft interesant­e për të kuptuar mbështetje­n e fortë që Edi Rama kishte nga ambasadori amerikan, Donald Lu gjatë negociatav­e të miratimit të reformës në drejtësi dhe sidomos gjatë krizës politike përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, kur Lu doli hapur kundër bojkotit të opozitës, citon "lapsi. al". "Judicial Watch" thotë se dosjen me 32 faqe arriti ta marrë më 26 maj 2017, vetëm pasi ngriti një padi për lirinë e informacio­nit kundër Departamen­tit Amerikan të Shtetit. Ky i fundit fillimisht refuzoi të jepte dokumentet 31 mars 2017. Dokumentet tregojnë se si fonde të USAID u derdhën për llogari të "Fondacioni­t për një Shoqëri të Hapur" në Shqipëri i mbështetur nga Soros, për t'i dhënë qeverisë socialiste më shumë kontroll mbi gjyqësorin. USAID ka paguar 9 milionë dollarë në 2016- ën për fushatën e quajtur "Drejtësi për të gjithë", i cili është mbështetur nga "Instituti i menaxhimit LindjePerë­ndim" sërish në varësi të Soros. Në mars 2017, një grup prej 6 senatorësh amerikanë të kryesuar nga Mike Lee i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit të asaj kohe, Rex Tillerson, që të hetonte nëse zyrtarë amerikanë kishin përdorur fondet e taksapague­sve për të mbështetur Sorosin në Shqipëri. Në letër thuhej: "Fondacioni për një Shoqëri të Hapur" dhe ekspertët e tij me fonde të USAID kanë hartuar të ashtuquajt­urin "Dokument Strategjik për Reformën në Drejtësi në Shqipëri". Disa politikanë be- I pyetur nga "Zëri i Amerikës" se si u përgjigjet këtyre kritikave, ambasadori Lu tha: "Ne nuk kemi ofruar financime për ' Fondacioni­n Shoqëria e Hapur' dhe as kemi marrë financime prej saj. Kritikët e reformës në drejtësi - thekson ambasadori Lu - i kanë etiketuar veprimet e ambasadës si të frymëzuara nga Sorosi".

 ??  ?? Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania