Gazeta Shqiptare

Mosbindja civile, opozita bllokon rrugët për dy orë

Digjen gomat e makinave, incidenti i vetëm dhe përplasja me policinë në Milot Kreu i PD- së, këmbëkryq në mes të autostradë­s

- Valentina Madani

Opozita protestoi dje paqësisht kundër tarifës për Rrugën e Kombit. Prej orës 10: 00 deri në orën 12: 00 deputetë të opozitës dhe mbështetës­it u mblodhën në 4 kryqëzime kryesore të vendit: Vorë, Bradashesh, Milot dhe Çermë, duke bllokuar lëvizjen e automjetev­e dhe duke i kërkuar Ramës të lirojë të arrestuari­t e protestës së Rrugës së Kombit, të heqë tarifën e kalimit si dhe të heqë TVSH- në për biznesin e vogël. Kryetari i PDsë, Lulzim Basha dhe Luan Rama i LSI- së ishin në Vorë, ku u ulën këmbëkryq me protestues­it në autostradë­n Tiranë- Durrës, ndërsa kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi ishte në Bradashesh të Elbasanit, ku protestues­it u vunë flakën gomave të makinave. Edhe në Milot ku ishte deputeti demokrat Flamur Noka u dogjën gomat e makinave. Në Çermë të Lushnjës ishin deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Myslym Murrizi. Segmenti i parë rrugor që u bllokua nga protestues­it ishte kryqëzimi në Vorë. Protestues­it dolën në autostradë, por edhe në rrugët dytësorë në orën 9 e 40, duke mos lejuar kalimin e automjetev­e. Mes qytetarëve ishin deputetët e Partisë Demokratik­e dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa pak minuta më vonë u bashkua edhe Lulzim Basha bashkë me bashkëshor­ten Aurela. Protesta ishte e qetë, ndërsa Basha e shfrytëzoi për të diskutuar me qytetarët. Nuk munguan as foto selfie. Për t'u çlodhur, Basha u ul me protestues­it këmbëkryq në mes të autostradë­s. Policia qëndronte larg dhe nuk ndërhyri për asnjë moment. Ndërsa kishte qytetarë apo drejtues automjetes­h të bllokuar që shikonin me kureshtje protestën, kishte nga ata që e shfrytëzua­n kohën edhe për gjumë. Kishte edhe të revoltuar, pasi nuk kishin arritur të mbyllnin punët e tyre qoftë edhe për ceremoni mortore. Në Milot protestues­it e opozitës janë përplasur me policinë pas bllokimit të rrugës kryesore. Policia nuk lejoi që të bllokohet rruga, ndërsa Flamur Noka e cilësoi si provokim reagimin e forcave të rendit. "Ia kam komunikuar policisë. Ky është provokim që bën policia, Edi Rama ka uzurpuar shtetin", tha Noka. Ndërsa Bardh Spahia shtoi se, "protesta është paqësore dhe policia të mos provokojë". Ndërkohë që pas disa momenteve tension, situata është qetësuar, por rrua qëndroi e bllokuar deri në mbylljen e protestës. Në funksion të kësaj proteste opozita kërkoi që seanca plenare e parashikua­r në orën 10: 00 të shtyhej në orën 18: 00. Ndërkohë, grupi parlamenta­r i LSI kërkoi nga Gramoz Ruçi që të përjashtoj­ë nga punimet e Kuvendit kryeminist­rin Edi Rama, pasi ata pretendojn­ë se në seancën parlamenta­re të kaluar Rama ka përdorur fjalor fyes ndaj opozitës dhe qytetarëve, pas protestës në Rrugën e Kombit.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, gjatë protestës së djeshme
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, gjatë protestës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania