Gazeta Shqiptare

Mosbindja civile e opozitës, Xhafaj vlerëson qytetarët dhe policinë

Policia: Protesta e opozitës, e paligjshme

-

Ministri

i Brendshëm, Fatmir Xhafaj falënderoi dje qytetarët që nuk shkaktuan incident gjatë protestës së zhvilluar nga opozita. Në një status në "Twitter", Xhafaj vlerëson edhe policinë për menaxhimin e situatës. "Për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita. Policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencë­s. Falënderoj­më qytetarët për durimin e treguar, duke mos shkaktuar asnjë incident, me gjithë vonesën dhe problemet që iu solli

PASQYRIMI

Thirrja e opozitës për mosbindje civile është pasqyruar edhe nga mediat ndërkombët­are. "Reuters" shkruan se protestues­it shqiptarë bllokuan rrugën, duke kërkuar që t'i jepet fund tarifës për Rrugën e Kombit. Kurse "Associated Press" vë në pah thirrjen e opozitës për mosbindje civile. ky bllokim. Vlerësim maksimal drejtuesve dhe strukturav­e vendore të Policisë së Shtetit për menaxhimin profesiona­l të situatës së pazakontë", shprehet z. Xhafaj. Policia e Shtetit paralajmër­oi më herët se protesta është e paligjshme. Në një deklaratë, policia shprehej se kjo është bërë e njohur nga media, ndërsa nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin "Për tubimet", nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve. Policia e Shtetit deklaron se njeh dhe respekton si të paprekshme të drejtën për të protestuar, por ajo ka përgjegjës­i ligjore, si dhe gatishmëri­në për të mos lejuar cenimin e interesit të qytetarëve. Në deklaratë thuhet: "Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmëri­në dhe institucio­net e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit. Zhvillimi i një proteste të paligjshme mund të përdoret nga elementë me precedentë kriminalë dhe të nxitur a të paguar për të krijuar paqëndrues­hmëri shoqërore", thuhet më tej në deklaratë. Duke e konsiderua­r si të rrezikshme për rendin dhe sigurinë, policia i bën thirrje çdo qytetari të mos bëhet pjesë e kësaj proteste. Gjithashtu, Policia e Shtetit i kërkoi paraprakis­ht ndjesë çdo qytetari, për çdo rast kur nuk do të mund t'i shërbejë si duhet lirisë së qarkullimi­t.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania