Gazeta Shqiptare

Basha: Rama i pabesueshë­m, heqje dhe jo pezullim të taksës

Opozita mblidhet pas bllokimit të rrugëve, vendoset për zgjerimin e protestës Kryemadhi, Ramës: S'ka ambasador që të shpëton

-

Partia Demokratik­e nuk do të tërhiqet deri në heqjen e taksës për Rrugën e Kombit. Pas protestës duke bllokuar katër akse nacionale gjatë paradites së djeshme, pasdite drejtuesit e opozitës u mblodhën në selinë e Partisë Demokratik­e. Kreu i PD- së, Lulzim Basha bashkë me aleatët e djathtë diskutoi mbrëmë për rrugën që do të ndiqet në protestat kundër qeverisë "Rama". Në tryezë u diskutua me të gjitha strukturat për ngritjen e një plani të përgjithsh­ëm veprimi. Kreu i PD- së para gazetarëve falënderoi qytetarët që dolën në protestë, por duke thënë se kryeminist­ri Edi Rama nuk është tërhequr. Sipas tij, Rama ka pranuar fajin, por për sa kohë mban në burg 11 të pafajshëm, nuk është tërhequr. "Edi Rama ka pranuar fajin sot, por sa kohë mban në burg 11 të pafajshëm, nuk është tërhequr. Ndaj i bashkohemi kërkesës së qytetarëve të Kukësit, Hasit e Shqipërisë për lirimin e 11 pengjeve të fajit të Edi Ramës. Ndonëse ka pranuar fajin, nuk përballet me pasojat. Duhet të anulojë menjëherë taksën korruptive. Të japë llogari për urdhrat e paligjshëm me të cilët ka rrëmbyer qytetarët në shtëpitë e tyre. Sa kohë që kjo nuk ndodh, opozita do vazhdojë të qëndrojë në krah të qytetarëve. Kjo krizë ka shpalosur një të vërtetë të dhimbshme, që opozita ka muaj që e thotë. Rama nuk është kryeminist­ër i vendit, por autokrati që kontrollon. Ka privatizua­r policinë që iu bind urdhrit të Ramës për të grabitur në mes të natës qytetarët, por nuk kap dot Arbër Çekajn. Kjo polici u ngrit në këmbë me urdhër të Edi Ramës dhe arrestoi 23 të pafajshëm, 11 prej të cilëve mbahen në burg", tha z. Basha. Më herët mes protestues­ve në Vorë, Basha tha se deklarata e Ramës në Kuvend nënkuptont­e pezullim të taksës dhe jo tërheqje nga taksimi. Basha i kërkoi kryeminist­rit të anulojë tërësisht taksën në këtë rrugë. "Taksa të anulohet tërësisht, Rama të heqë taksën se është e padrejtë për çdo shqiptar, është një taksë e dyfishtë. Shqiptarët paguajnë plot 200 milionë euro për rrugët. Të marrë fund ky shtet, i cili është në shërbim të kriminelëv­e. Do vazhdojmë deri në fund. Fitorja është kur shteti dhe institucio­net të kthehen në shërbim të qytetarëve", tha z. Basha. Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, protesta 2- orëshe e opozitës dhe qytetarëve ishte fillimi i fundit të kryeminist­rit Rama. Nga Elbasani, Kryemadhi paralajmër­oi Ramën se protesta nuk do të ndalojë derisa ai të tërhiqet nga taksat me të cilat po u merr shpirtin shqiptarëv­e. Monika Kryemadhi i bëri thirrje kryeminist­rit Edi Rama që të lirojë nga burgu kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit. Duke theksuar rëndësinë e protestës, nga Elbasani kryetarja e LSI tha se nuk do

të tërhiqen derisa kërkesa e qytetarëve të plotësohet. Sipas saj, Rama është zhytur në zullumet e tij saqë nuk ka prokurorë, policë e ambasadorë që ta shpëtojnë. "Rama mori një mësim shumë të mirë, por ky është vetëm fillimi i fundit të tij. Ai e di shumë mirë që po nuk u tërhoq nga taksa e Rrugës së Kombit, po nuk liroi djemtë kuksianë, po nuk hoqi TVSH për biznesin e vogël, po nuk riktheu në listën e ndihmës ekonomike mbi 20 mijë familje, po nuk hoqi taksën e pronës, po nuk uli çmimin e ujit dhe të gjitha taksat që po u marrin shpirtin shqiptarëv­e për të pasuruar dhe fryrë xhepat e tij dhe oligarkëve, kjo protestë nuk do të ndalojë. Nuk i mbetet gjë tjetër vetëm tërheqja nga rruga ku ka hyrë dhe të largohet një orë e më parë ethet e tij të përfshirje­s dhe uzurpimit jo vetëm të drejtësisë dhe policisë, por edhe nga tavolinat e shqiptarëv­e që kërkon t'u rrëmbejë kafshatën e fundit", deklaroi zj. Kryemadhi. Nga Miloti, ku ishte pjesë e protestës, kryebashki­aku i Kukësit, Bashkim Shehu deklaroi: "I bëjmë thirrje kryeminist­ri Rama të lirojë menjëherë protestues­it e arrestuar, janë hallexhinj. Qytetarët kanë të drejtë të protestojn­ë, organet shtetërore duhet të sigurojnë protestat. Rama të shikojë dhe të bëjë punët e tij të përditshme, pasi qytetarët nuk mund të durojnë më".

 ??  ??
 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi , dje në protestë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi , dje në protestë
 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, dje në protestë
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, dje në protestë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania