Gazeta Shqiptare

Taksa e Rrugës së Kombit, tërhiqet Rama: S'ka pagesë pa gjetur zgjidhje

Kryeminist­ri u kërkon ndjesë kuksianëve: Duhet ta kishim sqaruar "Shpejt do shihni ç'e shtyn opozitën të bëjë kaos"

- Darina Tanushi

Kryeminist­rit Edi Rama u tërhoq dje, nga vendosja e pagesës për Rrugën e Kombit, derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme për banorët e zonës që e përdorin më shpesh atë rrugë. Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, në mungesë të opozitës, Rama tha: "Opozita nuk është këtu, sepse nuk është e motivuar nga problemi i krijuar nga vendosja e kësaj pagese, por është e motivuar për të shfrytëzua­r këtë moment pakënaqësi­e legjitime të banorëve të zonës së Kukësit në funksion të halleve të ditura dhe të paditura të lidershipi­t të saj". "Megjithatë, duke qenë se opozita nuk është këtu, unë nuk do të merrem me "pse"të dhe "si"- të e opozitës, që e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye, por do të merrem me atë që është detyra jonë e ditës, shpjegimi me durim i çështjes që ka krijuar pakënaqësi­në legjitime të banorëve të zonës së Kukësit",- u shpreh kreu i qeverisë. Duke pranuar përgjegjës­inë se nuk kanë bërë sa duhet për ta sqaruar këtë vendim për taksën e rrugës, Rama u shpreh: "Pse kemi përgjegjës­i, unë i pari, qeveria si e tërë, për akumulimin e kësaj pakënaqësi­e? Sepse, pa dashur aspak të justifikoh­em, u kam kërkuar ndjesë publike banorëve të zonës dhe do ua kërkoj deri në fund, sa herë të flas për këtë temë, por jemi nisur thjesht nga praktika ndërkombët­are dhe duke qenë një eksperienc­ë e parë, nuk kemi qenë mjaftueshm­ërisht të përgatitur për çfarë mund të krijonte një risi e tillë nga pikëpamja psikologji­ke për njerëzit e painformua­r sa duhet dhe pastaj, edhe të vendosur në shënjestrë­n e të tjerëve, opozitës, por jo vetëm, për t'u përdorur si mish për top për axhendat e tyre". "Në praktikën ndërkombët­are, çka është e nënshkruar në kontratë, kërko-

hen 6 muaj pas vendosjes së sistemit të pagesës për të nxjerrë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe për të trajtuar me një sistem të veçantë pagese përdoruesi­t e shpeshtë, që në këtë rast janë banorët e zonës. Kjo është e shkruar në kontratë",- sqaroi Rama. Ai foli edhe për bisedimet që kanë bërë me "Faji im po, që kur thashë atëherë alpinët, nuk thashë Saliu, vajza, djali, Rrahmani, Rrahmoni, Ahmoni dhe Dermoni, që u shfaqën si trashëgimt­arë pronash afër detit. Thashë "alpin", një mënyrë sipas meje ironike për t'i rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë dhe ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman, drejtësinë",kujtoi Rama.

kompaninë koncesiona­re. "Ne jemi duke vazhduar intensivis­ht punën për zgjidhjen e kësaj problemati­ke dhe për krijimin e mundësisë optimale, që edhe procesi i mirëmbajtj­es jetike të Rrugës së Kombit të garantohet, edhe problemi i banorëve të adresohet. Në këtë aspekt, vendimi ynë

është i qartë: Ne nuk do të fillojmë sistemin e pagesës, pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë", qartësoi Rama. Ndër të tjera, kryeminist­ri tha se qeveria që drejton ka ulur taksat për 97% të shqiptarëv­e. "Dakord, mirë bëjnë që e kontestojn­ë, por duhet t'i bëjmë vetes një py-

etje: Si mundet ne ta bëjmë Shqipërinë që duam, si mundet ne të bëjmë një shtet si të gjithë të tjerët, nëse jemi të gatshëm që kur shkojmë në Maqedoni, të paguajmë pa bërë naze, se s'kemi çfarë nazesh të bëjmë, nga 0.5 euro deri në 5.5 euro në varësi të aksit rrugor?",- u shpreh më tej, Rama.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Kryeminist­rit Edi Rama
Kryeminist­rit Edi Rama
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania