Gazeta Shqiptare

"Gati aeroporti me çmime të ulëta, nuk jam tërhequr nga taksa, po bisedojmë"

Kreu i qeverisë interpelan­cë me qytetarë të Kukësit

-

Kryeminist­ri

zhvilloi dje, pas parlamenti­t një interpelan­cë me videokonfe­rencë me qytetarë të Kukësit, të cilëve u premtoi se shumë shpejt do të përfitojnë edhe nga aeroporti, ku do të mund të zhvillohen fluturime me kosto të ulët. Në prani edhe të ministrit të Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, Rama u kërkoi ndjesë atyre për mosinformi­min e duhur dhe mosbërjen në kohë të procesit të reduktuar të tarifimit për kalimin e banorëve të zonës në Rrugën e Kombit. "Ju kërkoj ndjesë, sepse pjesa e mosinformi­mit të saktë është pjesë e mospërgjeg­jësisë tonë. Mungesa e komunikimi­t, jo, sepse kemi qenë indiferent­ë, por për një arsye, nga njëra anë, sepse nuk e vlerësuam si duhet këtë fazë dhe nga ana tjetër, qysh në fund të shkurtit kemi nisur punën për një pikë të kontratës, që është pikërisht për ata që quhen përdorues të shpeshtë të rrugës. Pra, për ata që rruga është e domosdoshm­e për lëvizshmër­i të lartë", shpjegoi Rama. "Kryetari i bashkisë Kukës nuk është i disatancua­r nga dhuna, sot madje ka thënë se unë jam tërhequr nga tarifa dhe tani duhet të kërkoj lirimin njerëzve. Jetojmë në një shtet me pushtete të ndara, se kush ndalohet e kush gjykohet nuk është vendimmarr­ja ime, por e organeve ligjzbatue­se. Thirrja për të liruar këta e ata, është një thirrje që shkon jo vetëm në adresë të gabuar, por shkon komplet në ajër",- tha Rama. "Kryetarit të Bashkisë Kukës i them që jo vetëm që s'jam tërhequr nga asgjë, por po vazhdojmë një proces që duhet ta kishim bërë më përpara. Për këtë kemi gabuar, kam kërkuar ndjesë. Nuk jemi si ata që bëjnë si të pagabueshë­m dhe nuk kërkojnë ndjesë",u shpreh Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania