Gazeta Shqiptare

Thirrja e Ramës për "ngritje", byroja rrëzon LSI, Hysi: Ishte poezi

Paloka: Skandaloze, e krahasoi popullin me organin gjenital

-

Byroja

parlamenta­re rrëzoi mbrëmë kërkesën e LSI- së për përjashtim­in e Edi Ramës nga seanca me 6 vota kundër dhe 3 pro. Sipas mazhorancë­s, nuk pati fjalë fyese nga ana e kryeminist­rit në seancën e javës së kaluar. Nëntë deputetë të LSI- së i kërkuan kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, përjashtim­in e kryeminist­rit Rama nga Kuvendi për fjalorin e përdorur në seancën parlamenta­re të 29 marsit. Më konkretish­t, në fjalën e tij gjatë zhvillimit të kësaj seance, kryeminist­ri është shprehur: "Nuk mundni dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë dhe për më tepër pastaj, jo po…, shiko këtu se do të ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është, ' thirri- thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokulur s'të përgjigjet dot'. Por deputetja Vasilika Hysi habiti teksa tha se kjo ishte një poezi e thënë nga z. Rama. "Ai vetë thotë; ' po ju lexoj një poezi'. Në gjuhën shqipe disa fjalë mund të marrin dy kuptime. Kolegët e opozitës nuk bënë asnjë kërkesë për 7 ditë, ndaj kjo ishte një lëvizje tjetër e opozitës", tha Hysi. Nënkryetar­i i Kuvendit, deputeti demokrat Edi Paloka e quajti rastin më skandaloz mospërjash­timin e kryeminist­rit Edi Rama nga byroja, duke rrëzuar kështu kërkesën e LSI- së. Paloka tha se nuk ka ndodhur kurrë që një kryeminist­ër të quajë organ gjenital popullin e tij, por sipas tij, mazhoranca përdori të gjitha argumentet absurde për ta mbrojtur. LSI e barazon fjalorin e kryeminist­rit Rama me atë të një rrugaçi duke kërkuar përjashtim­in në bazë të rregullore­s së Kuvendit me 10 ditë nga seanca plenare, por për PS nuk ka pasur fjalë fyese.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania