Gazeta Shqiptare

Bizneset e vogla ulin qepenat, nuk përballojn­ë dot taksat

Tregtarët: Po shkojmë drejt falimentit, përgjysmon­i Tatimin mbi Vlerën e Shtuar Përfshirja në skemën e TVSH- së rrit kostot

-

Përfshirja në skemën e TVSH- së të 11.500 bi zneseve të vogla me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë në vit ka sjellë reagimin e biznesit, kësaj here me protesta. Biznesi i vogël te tregu i "Qytetit të Nxënësve" në Tiranë uli qepenat në shenjë proteste për përfshirje­n në skemën e TVSH. Për 2 orë ata bllokuan shitjet, atmosfera është e zymtë dhe tregtarët e vegjël janë të frikësuar të flasin, pasi në derë u trokasin menjëherë tatimet. Ndërkohë, shoqata e biznesit të vogël thotë se tregtarët e kanë të pamundur të mbijetojnë. "Nuk themi që nuk paguajmë taksat, por brenda normave dhe mundësive që ka biznesi. Sot biznesi është në pikë të hallit. Që të futet në TVSH do kërkojë një ekonomist, ai do të kërkojë 100 mijë lekë në muaj. Biznesi sot e ka të pamundur për t'i përballuar këto", shprehet Besnik Muçaj, nënkryetar i Sho- qatës së Biznesit të Vogël. Barra fiskale është rritur sipas biznesit të vogël, ndërkohë që rritja e pragut të TVSH duhej të ishte drejtimi i duhur. "Ne do vazhdojmë, nëse qeveria çështjen e TVSH- së nuk e rishikon. Ne kemi kërkuar që ngritja e pragut të jetë 100 milionë të vjetra, pragu ku të klasifikoh­et biznesi i vogël me biznesin e madh", thotë ai. Nga 1 prilli pragu për përf- shirjen e biznesit në skemën e TVSH ka zbritur nga 5 në 2 milionë lekë xhiro vjetore. Sipas të dhënave zyrtare, automatiki­sht në këtë skemë janë futur 11.500 subjekte.

PROTESTAT NË RRETHE

Në qytetet e Korçës dhe Fierit bizneset e vogla kanë mbyllur aktiviteti­n për dy orë. Bizneset janë hedhur në protestë kundër ven- dosjes së TVSH- së. Mësohet se tregtarët e Pazarit të Korçës kanë pezulluar aktiviteti­n prej orës 10: 00 deri në mesditë. Ata kërkojnë rishikimin e vlerës së TVSH- së. "TVSH e papërballu­eshme, po shkojmë drejt falimentim­it. Kërkojmë përgjysmim të vlerës së TVSH- së deri në 1 milion lekë. Nuk mund të rritim çmimet, sepse fuqia blerëse e konsumator­ëve është e ulët. Kërkojmë që TVSH- ja për produktet e shportës të shkojë 6%. Do përshkallë­zojmë protestat deri në reagimin e qeverise. Protesta do vijojë deri në mesditë", thonë tregtarët. Ndërsa në Fier, rreth 100 biznese në qytet kanë ulur qepenat duke kundërshtu­ar në këtë mënyrë TVSH- në për biznesin e vogël. "Në këtë mënyrë nuk bashkohen me asnjë nismë kombëtare apo politike, por janë të detyruar ta bëjnë, pasi nuk paguajnë dot taksat, bazuar kjo në xhiron e ulët që bëjnë".

Shoqata e Biznesit të Vogël kishte paralajmër­uar që në mars se do të organizoni­n protesta kundër vendimit për uljen e pragut të TVSHës. Sipas tyre, vendosja e TVSH- së për biznesin e vogël rrit shpenzimet e njësive ekonomike, por edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Sipas Shoqatës së Biznesit të Vogël, rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ata tregtojnë do të përkthehet në falimentim të menjëhersh­ëm, duke qenë se fuqia blerëse është e ulët. Tatimet parashikoj­në që fillimisht në skemë do të përfshihen rreth 11,500 biznese të vogla, por sipas përfaqësue­sve të shoqatës, në rast se tatimet do të monitorojn­ë bizneset, të gjithë përfshihen në skemë dhe e kalojnë pragun prej 2 milionë lekësh, i cili sipas tyre është lehtësisht i kapërcyesh­ëm prej bizneseve të vogla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania