Gazeta Shqiptare

Akuzohet për trafik droge në Itali, policia e Tiranës arreston ish- bashkëshor­ten e Mirit të Xhikës

M. Prifti: Ndalimi im i hapi rrugë vjedhjes së pronave që trashëgon im bir

-

Policia

e Tiranës në bash këpunim me Interpol Tirana ka vënë në pranga ditën e djeshme 43- vjeçaren, Manjola Prifti, banuese në Tiranë. Arrestimi i Priftit u bë me qëllim ekstradimi në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar për trafik të lëndëve narkotike. Autoritete italiane e kanë dënuar 43- vjeçaren me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale "Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike". Manjola Prifti është një personazh jo pak i njohur, pasi ka qenë bashkëshor­tja e Mirit të Xhikës ( Fatmir Rama), një prej kokave të trafikut të dro-

AKUZA

Autoritete­t italiane e kanë dënuar 43- vjeçaren Manjola Priftin, me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale "Pjesëmarrj­e në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

gave të forta nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE. Miri i Xhikes është vrarë në Tiranë 15 vjet më parë, nga një atentat në ambientet e "Kartodromi­t", biznesit në

pronësi të tij në Lundër. Sipas autoritete­ve italiane Fatmir Rama e kryente aktiviteti­n e paligjshëm në bashkëpuni­m me bashkëshor­ten Manjola. Pas vrasjes së Mirit të Xhikes, e gjithë pasuria kapitale dhe monetare, i kaloi bashkëshor­tes së tij. Në vitin 2012 ajo u arrestua për probleme ligjore në Itali, por më pas u la e lirë. Më herët Manjola është shprehur se ndalimi i saj i hapi rrugë vjedhjes së pronave që trashëgon Endi Rama, djali i Fatmir Ramës, që vlejnë miliona USD dhe ndodhen në zonat e preferuara për ndërtime. Në një memo drejtuar në atë kohë ambasadori­t amerikan, ministrit të Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithsh­me, Manjola Prifti pohoi se është arrestuar vetëm me një letër, që shkel në mënyrë arbitrare konventën europiane për ekstradim dhe dispozitat e K. Pr. Penale dhe "e gjitha që të heqë dorë nga prona që trashëgon djali im i mitur".

 ??  ?? 43- vjeçarja, Manjola Prifti
43- vjeçarja, Manjola Prifti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania