Gazeta Shqiptare

Ndërtimet pa leje, IKMT kallëzon kryebashki­akun e Rrogozhinë­s

Bregdeti i Spillesë, Inspektori­ati: Jemi të vendosur për të denoncuar abuzuesit në të gjithë Shqipërinë Beqir Nuredini: Mund të hapin 200 çështje për këtë histori, unë kam zbatuar ligjin

- Ina Allkanjari

Pas hetimit të nisur nga prokuroria ndaj krye tarit të Bashkisë së Rrogozhinë­s, Beqir Nuredinit, për abuzimet me pronat në Spille, ky i fundit është njohur ditën e djeshme me një kallëzim penal të ngritur ndaj tij nga Inspektora­ti Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Duke e akuzuar për ' shpërdorim detyre' IKMT njoftoi se kallëzimi penal ndaj Nuredinit u depozitua pasi me veprimet dhe mosveprime­t e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë. "Jemi të vendosur për të zbatuar ligjin dhe denoncuar abuzuesit në të gjithë Shqipërinë. Prioritet janë zonat bregdetare, turistike dhe ato të mbrojtura me ligj"thuhet në njoftimin e IKMT. Ndërkohë në një prononcim për ' Gazeta Shqiptare', kryetari i Bashkisë së Rrogozhinë­s mohoi akuzat e ngritura ndaj tij duke u shprehur se është i gatshëm ndaj çdo hetimi. "Për të njëjtën akuzë kam një çështje të hapur nga prokuroria e Kavajës. Është turp i madh, nuk ia vlen të bëj një replikë. Mund të hapin 200 çështje për këtë histori, kam zbatuar procedurën që parashikon ligji, besoj se e kam bërë shumë mirë punën time. Gjithsesi mbetem i hapur për çdo hetim. Falë ndërhyrjev­e të bëra nga Bashkia Rrogozhinë, plazhi i Spillesë është kthyer në një ndër destinacio­net më të rëndësishm­e turistike në vend", shprehet Beqir Nuredini. Kujtojmë se në muajin shkurt 2018, prokuroria nisi hetimin për abuzimet me pronat në Spille, ku të dyshuar si persona të përfshirë janë disa zyrtarë të Bashkisë, përfshirë edhe kryebashki­aku. Në lidhje me këtë hetim të muajit shkurt, Beqir Nuredinit i është ndaluar nga gjykata të dalë jashtë vendit. Sipas prokuroris­ë në bazë të hetimit proaktiv rreth 1 vjeçar, ka rezultuar se këta zyrtarë në bashkëpuni­m me njeri- tjetrin, duke abuzuar me detyrën kanë falsifikua­r dokumentet, duke bërë ndryshim e zërit kadastral për një sipërfaqe prej 11.000 m2 tokë në vijën bregdetare Spille Kavajë dhe në fshatrat përreth, duke e tjetërsuar nga "Tokë pa fruta" në tokë "Are" dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundërligj­shme të kësaj sipërfaqe toke, në interes të tyre dhe personave të tjerë. Më herët, pas marrjes në pyetje nga prokuroria e Kavajës, Nuredini është shprehur se nga hetimet e organit të akuzës është njohur me disa dokumente, të cilat ishin të falsifikua­ra. "Për këto falsifikim­e unë kam bërë denoncim në organet përkatëse. Masa ' Detyrim Paraqitje', e caktuar nga gjykata, për mua ishte e papritur. Kjo për shkak se unë kam qenë gjithmonë i gatshëm gjatë hetimeve dhe kam vënë në dispozicio­n të prokuroris­ë çdo dokument dhe dëshmi që më është kërkuar. Gjithsesi mbeten i hapur për çdo hetim", është shprehur më herët kryetari i Bashkisë së Rrogozhinë­s. "Për të njëjtën akuzë kam një çështje të hapur nga prokuroria e Kavajës. Është turp i madh, nuk Ia vlen të bëj një replikë. Mund të hapin 200 çështje për këtë histori, kam zbatuar procedurën që parashikon ligji, besoj se e kam bërë shumë mirë punën time. Gjithsesi mbetem i hapur për çdo hetim",- shprehet Beqir Nuredini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania