Gazeta Shqiptare

Ish- kryeprokur­ori Llalla mohon akuzat: Nuk kam asgjë për t'u frikësuar

"Pasuritë e mia janë tërësisht të ligjshme"

-

Ish-

Prokurori i Përgjithsh­ëm, i cili po hetohet që prej 15 marsit të këtij viti nga prokuroria e Durrësit për veprat penale të shpërdorim­it të detyrës, deklarimit të rremë të pasurisë dhe mosdeklari­m të parave në kufi, ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Në një intervistë për agjencinë BIRN, Adriatik Llalla sqaron se pasuritë e tij janë të ligjshme dhe se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. "Pasuritë e mia janë tërësisht të ligjshme, të deklaruara në institucio­net përkatëse, për të cilat janë paguar edhe taksat përkatëse. Nuk shoh asnjë problemati­kë në këtë drejtim. Nuk ka asgjë për të cilën unë të jem i shqetësuar apo dhe i frikësuar",- shprehet Lla- lla. Hetimet për ishkryepro­kurorin filluan pasi ai hoqi dorë nga e drejta e tij për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Në këtë mënyrë Llallës iu ndërpre procesi i vetingut nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Por ky vendimin u

ADRIATIK LLALLA

"Pasuritë e mia janë tërësisht të ligjshme, të deklaruara në institucio­net përkatëse, për të cilat janë paguar edhe taksat përkatëse. Nuk shoh asnjë problemati­kë në këtë drejtim. Nuk ka asgjë për të cilën unë të jem i shqetësuar apo dhe i frikësuar",- shprehet Llalla. ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioner­i Publik. Pritet që për këtë çështje të zhvillohet një seancë gjyqësore. Gjithashtu, hetimit ndaj ishdrejtue­sit të akuzës vjen pas ndalimit të hyrjes së Adriatik Llallës në SHBA nga Departamen­ti i Shtetit me argumentin se ishte i përfshirë në korrupsion.

 ??  ?? Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinë­s, Beqir Nuredinit
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinë­s, Beqir Nuredinit
 ??  ?? Ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla
Ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania