Gazeta Shqiptare

Lazarat, tritol banesës së të dënuarit për vrasjen e efektivit të RENEA- s

Banorët: Jemi terrorizua­r nga ajo që ndodhi, Ademi nuk është person problemati­k Adem Selimi: U terrorizua­m, s'kam konflikte me askënd

-

Tronditet Lazarati. Banesa e një prej të dënuarve për vrasjen e efektivit të RENEA- s, Ibrahim Basha u sulmua me tritol në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Bëhet fjalë për shtëpinë e Klodian Selimit, i dënuar me 13 vjet burg. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastr­ës bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02: 30. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës së Adem Selimit, babait të Klodianit. Fatmirësis­ht nga shpërthimi i eksplozivi­t janë shënuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka pasur persona të lënduar. Menjëherë blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve të krimit.

NGJARJA

Adem Selimi dhe pjesëtarët e familjes së tij ( bashkëshor­tja, djali dhe nusja) ishin në gjumë kur kanë dëgjuar një zhurmë të tmerrshme. Të terrorizua­r ata kanë shpejtuar të dalin jashtë, kur kanë parë se kati i parë i banesës 2 katesh kishte pësuar dëme të shumta materiale. Menjëherë është sinjalizua­r policia, e cila ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka kryer veprimet e para hetimore. Më pas blutë kanë shoqëruar dhe marrë në py- etje të zotin e banesës, njëherësh edhe shënjestër e atentatit. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di motivin e këtij sulmi. Burimet e mësipërme pohuan se Adem Selimi nuk është person i skeduar, me të kaluar të dyshimtë apo me precedent penal. Ai njihet si person i qetë dhe pa probleme në Lazarat. Ndërkaq, sulmi me tritol ka shkaktuar panik tek banorët e fshatit Lazarat. "Jemi terrorizua­r nga ajo që ndodhi. Ademi merret me bujqësi dhe blegtori. Ai është person jo problemati­k dhe shikon punën e tij. Nuk e dimë se kush i vuri tritol banesës së tij",- thanë disa banorë të Lazaratit.

HETIMET

Burime pranë grupit heti- mor pohuan se shënjestra e sulmit, ishte banesa e Adem Selimit. Ky i fundit është babai i Klodian Selimit, një nga personat e dënuar me 13 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA- s Ibrahim Basha. Klodian Selimi ka qenë pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat, që vranë efektivin Ibrahim Basha afro tre vite më parë. I riu bashkëpuno­i me prokurorin­ë për zbardhjen e ngjarjes ku humbi jetën oficeri i RENEA- s, ndaj dhe dyshohet që ky të ketë qenë dhe shkaku i vënies së tritolit në shtëpinë e familjes së Klodian Selimit. Ngjarja në fjalë ndodhi më 24 qershor të vitit 2015 në Lazarat ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grupit të zjarrit dhe policisë mbeti i vrarë efektivi Basha.

 ??  ?? Efektivi i RENEA- s, Ibrahim Basha
Efektivi i RENEA- s, Ibrahim Basha
 ??  ?? Klodian Selimi në sallën e gjyqit
Klodian Selimi në sallën e gjyqit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania