Gazeta Shqiptare

Turistët anglezë: Si u bllokuam nga bora për 3 orë në Theth

-

SHKODËR - Kanë ardhur nga Mançesteri për të kaluar pak ditë në Theth të Dukagjinit në Shkodër, por janë bllokuar nga bora. Për tri orë me radhë dy turistët anglezë kanë qëndruar të frikësuar mes maleve dhe mes të ftohtit. Ata kanë udhëtuar nga Anglia në Malin e Zi dhe nga aty drejt Shkodrës për të eksploruar Thethin. Çifti anglez ka mundur që të shkojë deri në Okol të Bogës, pjesë e Malësisë së Madhe dhe aty makina e tyre është bllokuar për shkak të trashësisë së borës, që shkon deri mbi 50 cm. Të gjendur në një situatë të tillë, ata kanë njoftuar faqen e "booking", ku kishin pronotuar në Amerikë. Faqja e "booking" ka lajmëruar një grua në Theth, në shtëpinë e të cilës do shkonin dy turistët. Të vetmit që u kanë shkuar në ndihmë janë Agim Dardha, drejtor i Zonave të Mbrojtura në Shkodër dhe Edmond Tërthorja, kryeinspek­tor i Mjedisit. Dy zyrtarët janë nisur nga Shkodra dhe pas një ore rrugë kanë parë turistët e bllokuar. Përmes mjeteve rrethanore dhe duke shtyrë makinën e dy turistëve është arritur që të zhbllokohe­n. Ndërkaq, Deny Pief tregoi dje për "GSH" momentet e vështira. "Ne provuan që të shkonim drejt Thethit për të gjetur ndonjë shtëpi pushimi, por u bllokuam këtu nga bora. Atëherë lajmëruam në Amerikë në ' booking', aty nga ku kishim kërkuar më përpara për të shkuar drejt Thethit. Ne nuk e dinim se rruga këtu ishte e bllokuar nga bora, pasi nuk do të kishim ardhur. Kemi pritur gjatë dhe s'po na vinte askush në ndihmë. Për tri orë kemi qëndruar shumë të frikësuar mes maleve dhe po ashtu kemi pasur shumë ftohtë. Është e vështirë, sepse s'mund ta linim makinën ndezur gjithë natën për të bërë ngrohtë, sepse do na mbaronte karburanti dhe do kishim qëndruar shumë orë në të ftohtë. U gjendëm në rrezik. Është hera e parë në Shqipëri dhe na u desh të përballemi me këtë situatë", tha Deny Pief. Ndërsa, Alis Pief u shpreh: "Pasi u bllokuam, provuam që të ecnim në këmbë për të gjetur ndonjë njeri, por nuk pamë askënd. Nuk na besohet se tani kemi njerëz përballë. Megjithatë, frika mbaroi tani dhe jemi të lumtur". Dy turistët anglezë duke mos pasur mundësinë që të përfundojn­ë udhëtimin e tyre drejt fshatit turistik të Thethit, janë kthyer mbrapsht drejt Shkodrës për të kaluar natën, ndërsa të zhgënjyer do rikthehen sërish në shtetin e tyre, në Angli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania