Gazeta Shqiptare

Grabitet banesa e këngëtarit Lefteris Pantazis, mediat greke: Autorët dyshohen të jenë shqiptarë

Rrihet barbarisht dhe biznesmeni Aleksandro­s Stamatiadi­s

-

GREQI - Rrahja brutalisht e biznesmeni­t grek Aleksandro­s Stamatiadi­s nga dy grabitës që ishin futur në shtëpinë e tij në Athinë ka ngritur policinë në këmbë. 52- vjeçari kaloi në gjendje kritike për jetën, pasi u godit nga dy grabitësit me shufër hekuri. Dy ditë më parë ai kishte ndjerë grabitësit që ishin futur në shtëpi, ndërsa familja e tij ishte në gjumë. Mjekët në spitalin "Georgios Gennimatas" të Athinës kryen të paktën dy operacione, ndërsa 52vjeçari kishte goditje të shumta në kokë dhe disa organe. Autoritete­t greke e lidhin sulmin e biznesmeni­t edhe me grabitjen që ndodhi në banesën e këngëtarit të njohur Lefteris Pantazis. Ky i fundit, ndonëse është nga këngëtarët e preferuar grekë për shqiptarët, duket se kjo gjë nuk ka arritur ta heqë nga shënjestra e grabitësve, po shqiptarë. Banesa e këngëtarit të njohur Lefteris Pantazis në Vouliagmen­i është grabitur mbrëmjen e së shtunës nga dy persona, të dyshuar si shqiptarë, të cilët dyshohet se janë autorë edhe të grabitjes së banesës së biznesmeni­t Aleksandro­s Stamatiadi­s, i cili mbeti i plagosur rëndë. Lefteris Pantazis është i njohur në Shqipëri për shkak edhe të bashkëpuni­mit me këngëtarin Devis Xherahu. Mediat greke shkruajnë se dy persona të maskuar hynë në shtëpinë e Pantazis dhe kërcënuan punonjësit rusë duke iu marrë 1000 euro, ora dhe bizhuteri me vlerë. Duke folur për mediat, këngëtari tha se vjedhja ndodhi edhe pse shtëpia e tij ishte 50 metra larg nga stacioni i policisë Vouliagmen­i. Lefteris Pantazis tregoi se punëtorët kishin qenë në gjumë dhe hajdutët ishin futur nga kuzhina, pasi dera nuk ishte e mbyllur mirë dhe alarmi nuk kishte funksionua­r. "Vajzat flinin, ata mbanin armë në duar dhe morën 1.000 euro, por fatmirësis­ht vajzat janë mirë", tha këngëtari. Vetë Pantazis nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në Larisa për punë. Deri tani, nga laboratorë­t e mjekësisë ligjore nuk është marrë ndonjë provë që do hidhte dritë mbi hetimet, ndërsa nga ajo që kanë thënë në një fazë të parë dëshmitarë­t okularë nuk jepen shumë të dhëna për profilin e autorëve. "Me të dhënat e deritanish­me, dyshohet se autorët janë të huaj, sipas të gjitha gjasave shqiptarë dhe i kanë zgjedhur rastësisht objektivat e tyre", shkruan "Prothothem­a", e cila thotë se policia e lidh grabitjen e Lefteris me rrahjen e një biznesmeni. Sipas policisë, autorët kishin veshur doreza dhe kapuça, që u mbulonin plotësisht fytyrat.

 ??  ?? Këngëtari Lefteris Pantazis
Këngëtari Lefteris Pantazis
 ??  ?? Shtëpia e biznesmeni­t grek Aleksandro­s Stamatiadi­s
Shtëpia e biznesmeni­t grek Aleksandro­s Stamatiadi­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania