Gazeta Shqiptare

U sëmur në kopsht, 3- vjeçari ndërron jetë gjatë rrugës për në spital

Dyshime për arrest kardiak, prindërit: Djali nuk ka pasur probleme shëndetëso­re Mjeku Genti Kavaja: Fëmija vdiq në ambulancë, ishte pa puls dhe pa tension

-

Një fëmijë 3- vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën mesditën e djeshme. Mësohet se vogëlushi ka qenë në një kopsht privat në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar dhe nuk është ndier mirë ( ka pasur të vjella). Menjëherë ai është dërguar në Poliklinik­ën e Specialite­teve në Durrës dhe nga aty në urgjencën se Pediatrisë, por nuk ka mundur të mbijetojë. Pas ngjarjes së rëndë, familjarët pohuan se djali nuk ka pasur probleme shëndetëso­re dhe ka qenë i shëndetshë­m. Nga ana tjetër, edukatoret u shprehën se fëmija pasi është zgjuar nga gjumi, ka ngrënë drekë ( supë) dhe më pas i filluan të vjellat. Ndërkohë, nëndrejtor­i i Spitalit Rajonal të Durrësit, Genti Kavaja deklaroi se 3- vjeçari ka mbërritur në poliklinik­ë pa puls dhe pa tension dhe se ai humbi jetën teksa po transporto­hej me ambulancë për në spital. Gjithsesi, mjeku Kavaja tha se s'mund të thuhet asgjë deri në fund të hetimeve. Mësohet se konkluzion­et e sakta për shkakun e vdekjes së fëmijës do të dalin pas dy javësh, bazuar në përgjigjen e analizave. Ndërsa, paraprakis­ht dyshohet që shkak i vdekjes së 3- vjeçarit të ketë qenë arresti kardiak ( vdekje e bardhë).

NGJARJA

"Më datë 05.04.2018, rreth orës 13: 15, në lagjen nr. 4 Durrës, nga një kopsht privat është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës në gjendje të rëndë ku ka ndërruar jetë fëmija me iniciale D. Z. 3 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë së Durrësit. Ndërkaq, burime nga kopshti nr. 4 u shprehën se fëmija u bë keq krejt papritur. "Djali ishte në gjumë dhe kur u ngrit hëngri drekë. Më pas ai u ul në karrigen e tij. Pas pak minutash fëmija ra dhe u nxi nga mesi e sipër dhe në fytyrë. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, i është bërë masazh zemre dhe frymëmarrj­e artificial­e. Kur pamë se gjendja e tij shëndetëso­re po rëndohej, e dërguam në krahë tek poliklinik­a e specialite­teve, e cila "Djali ishte në gjumë dhe kur u ngrit, hëngri drekë. Më pas ai u ul në karrigen e tij. Pas pak minutash fëmija ra dhe u nxi nga mesi e sipër dhe në fytyrë. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë mjekësore, i është bërë masazh zemre dhe frymëmarrj­e artificial­e. Kur pamë se gjendja e tij shëndetëso­re po rëndohej, e dërguam në krahë tek poliklinik­a e specialite­teve", thanë burime nga kopshti nr. 4 në qytetin e Durrësit.

ndodhet afër kopshtit", pohuan burimet nga ky institucio­n arsimor. Ndërsa, burime nga poliklinik­a deklaruan se fëmija ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë, pa puls dhe tension. Pas ngjarjes së rëndë, policia e Durrësit ka nisur hetimet. Blutë kanë marrë në pyetje bashkëshor­tët Zeka, të cilët janë tronditur nga humbja e djalit të tyre të vetëm. E pyetur nëse fëmijës i kanë bërë vizitë për zemrën, nëna e 3vjeçarit është përgjigjur: "Djali nuk ka pasur probleme shëndetëso­re. Nuk i kam bërë vizitë për zemrën. Ai ishte mirë kur e dërguam në kopsht". Ndërkaq, burime zyrtare nga spitali i Durrësit bënë me dije se fëmijës i është bërë autopsia. Personeli mje-

ko- ligjor në bashkëpuni­m me grupin e mjekëve specialist­ë të ngritur për të zbuluar shkakun e vdekjes nuk kanë dalë në një konkluzion. Ata kanë marrë mostra, të cilat do të dërgohen në laboratori­n toksikolog­jik në Tiranë dhe pas dy javësh do të dalin përgjigjet e analizave.

NËNDREJTOR­I I SPITALIT

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar nëndrejtor­i i Spitalit Rajonal të Durrësit, Genti Kavaja. "Sipas informacio­neve paraprake, fëmija ka mbërritur në qendrën shëndetëso­re të mjekëve pediatër në gjendje tejet të rëndë, pa puls dhe pa tension. Kanë bërë veprimet e para. Mjekët kardiologë janë gjendur men-

jëherë në poliklinik­ë dhe kanë bërë edhe ata veprimet e para dhe ndërkohë, në moment është njoftuar urgjenca e spitalit. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarj­e në

kohë rekord ( për 3 minuta) ka marrë fëmijën që ka qenë në gjendje tejet të rëndë. Ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital", u shpreh mjeku Kavaja.

 ??  ?? Nëndrejtor­i i Spitalit Rajonal të Durrësit, Genti Kavaja
Nëndrejtor­i i Spitalit Rajonal të Durrësit, Genti Kavaja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania