Gazeta Shqiptare

QSUT- ja zhvat qytetarët për serumet dhe ilaçin "Human Albumine"

"Im atë vuan nga cirroza. Kam 2 javë që blej medikament­in, një pako kushton 50 mijë lekë" 25 vjeçari: Ja si më mashtroi infermierj­a

-

Prej disa kohësh, medikament­i Human Albuminë, mungon në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza", duke i detyruar pacientët ta blejnë në farmaci, pavarësish­t çmimit të lartë. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", i riu me inicialet A. J ( dëshiron të ruajë anonimitet­in për shkak se i ati ende ndodhet në spital) tregon se babai i tij prej 20 ditësh është i shtruar në QSUT e vuan nga cirroza hepatike. Gjithashtu, 25 vjeçari shton se i është dashur që të sigurojë vetë medikament­in Human Albuminë, pasi QSUT- ja ia ka dhënë të atit vetëm për tri ditë, e më tej tregon i indinjuar sesi infermierj­a i mori paratë kundrejt premtimit që do i jepte ilaçin. Sipas tij, pavarësish­t se i dha lekët, punonjësja e QSUT- së sërish nuk ia siguroi Human Albuminë. Ky ilaç i përdorur, si zëvendësue­s plazme kur i sëmuri ka humbje proteinash, në farmaci kushton rreth 50 mijë lekë të vjetra, çmim i papërballu­eshëm për një pjesë të mirë të pacientëve. Ndërkaq, vetë burime konfidenci­ale nga QSUT pohojnë për "Gazeta Shqiptare" se human albuminë mungon, e madje ka raste që edhe serumet duhet të blihen nga vetë të sëmurët pasi spitali nuk ka gjendje.

Prej sa ditësh është i shtruar në spital babai juaj?

Im atë prej 20 ditësh është i shtruar në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza". Ai vuan nga cirroza hepatike e me këtë sëmundje, mjekët na kanë thënë që duhet ta marrë përditë medikament­in "Human Albuminë".

A iu është ofruar ky medikament nga spitali?

Jo! Në 16 ditë, vetëm 3 herë e ka ofruar spitali, ndërsa 2 ditë babi nuk e ka marrë fare ilaçin. Ndërkohë, ne jemi detyruar të blejmë vetë këtë medikament, me rreth 50 mijë lekë të vjetra vetëm një kuti. Për vetëm katër ditë kemi harxhuar rreth 200 mijë lekë të vjetra.

A ka pasur ndonjë rast ku iu është dashur t'u jepni para mjekëve për të marrë shërbimin?

Shikoja shumë njerëz që nuk reagonin, pavarësish­t se e vërteta është e dukshme e madje iu thosha që të flisnin, të çonin zërin për të drejtën e tyre. Por në rastin që nuk e lufton dot sistemin, do detyrohesh ta korruptosh, jepi ndonjë lekë dhe të ndihmojnë.

A kërkuat një shpjegim nga përgjegjës­it e QSUT- së në lidhje me mungesën e medikament­it "Human Albumine"?

Kemi dëgjuar që ilaçet vijnë te depot e spitalit, por që edhe mund të shiten ndoshta, sidomos këto që janë të shtrenjta. Ne i dhamë lekë një punonjësi nga personeli i QSUT- së, që na tha se do të na i siguronte ilaçin dhe sërish nuk e solli. Kjo më bëri të indinjohes­ha shumë dhe që mos paguaja 50 mijë lekë duke e blerë në farmaci ilaçin, po korruptoja një infermiere. Dhe i thamë që do dërgojmë faturat në Ministrinë e Shëndetësi­së, çka e frikësoi edhe më shumë infermiere­n.

Cila është thirrja juaj ndaj shtetit shqiptar?

Nuk besoj të zgjidhet gjë, por thjesht dua të bëj me dije se ilaçet mungojnë, kushdo që përplaset aty haset me këtë fakt, nuk janë mungesë veç për babain tim. Duhet të reagojmë ndaj abuzimeve të tilla që ndodhin në shëndetësi, pasi na prek të gjithëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania