Gazeta Shqiptare

Prill 1968, si e tronditën Romën antikomuni­stët shqiptarë në festimet për Skënderbeu­n

Hidhet dritë mbi 500- vjetorin e heroit në sheshin “Shën Pjetër” Beteja mes antikomuni­stëve dhe komunistëv­e për të përkujtuar 500vjetori­n e vdekjes së Skënderbeu­t

- Nga Ylli Polovina

Në 1968- ën, nën siglën “Tepër sekret”, një material i shkruar i Ministrisë së Punëve të Jashtme për Komitetin Qendror të PPSH- së, i cili titullohej “Buletin” dhe mbante numrin 46, thoshte: “Vatikani organizoi me bujë gjatë prillit ceremoni të ndryshme me rastin e 500- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu­t. Para arbëreshëv­e dhe emigrantëv­e reaksionar­ë shqiptarë mbajti një fjalim të shkurtër e demagogjik edhe vetë Papa Pavli i VI. Këtyre ceremonive Radio- Vatikani, Roma e “Zëri i Amerikës”, u munduan t’u japin ngjyrën “miqësore” e “dashamirës­e” të “qytetit të shenjtë” karshi popullit tonë. Bile në fjalimet e ndryshme nuk munguan të theksonin edhe shumë nga karakteris­tikat burrnore të popullit tonë”.

SI ËSHTË E VËRTETA?

Çfarë pati ndodhur realisht në Romë në prill 1968, ndërsa festimet e 500- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit gjithkund e jo vetëm në Tiranë, duke qenë se përkonin me ditën e 17 janarit, u organizuan në këtë moment të vitit. Në Tiranë një kuvend i tërë shkencor u mbajt nga 13 deri në 17 janar ( Konferenca e Dytë Albanologj­ike). Në këtë periudhë u kryen festime masive edhe në Romë, ku u përfshinë edhe arbëreshë. Në pjesën më të madhe të tyre qe mbështetja e Ambasadës Shqiptare.

Mirëpo në Prishtinë përkujtimi me veprimtari shkencore i jubileut të Skënderbeu­t u zhvillua nga 9 deri në 12 maj, kurse në mbyllje të vitit 1968 do të ishte konferenca shkencore në Universite­tin e Palermos ( 28 nëntor- 1 dhjetor).

Madje, përvjetori pesëshekul­lor do të shënohej me një konferencë me kumtesa historike mjaft cilësore edhe në qytetin e Barit. Kjo ishte e para që u krye në Itali: 21- 22 tetor 1967.

Një muaj e diçka më parë tek kjo e përditshme, “Gazeta Shqiptare” përshkruam në dy numra se si ndodhi që në festimet e këtij përvjetori të përplasesh­in qeveria e Tiranës me grupet e diasporës antikomuni­ste në Francë, një dukuri që ra shumë në sy, sepse lidhej me nderimin e emrit të Skënderbeu­t, por ku njëra palë përjashton­te tjetrën. Bëhej fjalë për një gjendje tensioni që zgjati një dekadë të tërë për çështjen e emërtimit të Sheshit “Skënderbej” në Paris.

Këtu përballë Tiranës zyrtare dhe ambasadës së saj në kryeqyteti­n francez, e cila ishte penguese për thirrjen e këtij sheshi me emrin e heroit tonë kombëtar, ishte një nga nismëtarët e veprës së emërtimit të tij, i shumëditur­i kundërkomu­nist Lec Shllaku.

Por ndërsa në Paris në krye të antikomuni­stëve ose thjesht të mospajtues­ve me sistemin shoqëror e politik të vendosur në Shqipëri, qenë disa intelektua­lë të emigruar dhe në bashkëvepr­im me ta nuk funksionon­te posaçërish­t ndonjë institucio­n i rëndësishë­m i shtetit përveç kryetarit të Bashkisë së Parisit Zhak Shirak, në Romë pati hyrë në veprim vetë Selia e Shenjtë, një shtet ndërkombët­ar.

Ja pse kjo histori, e cila asnjëherë për lexuesin shqiptar nuk është bërë e ditur në tërë kompleksit­etin dhe hollësitë e saj, përbën lëndën e këtij shkrimi, i cili edhe ky do të jetë fillimisht në dy numra të njëpasn- jëshëm. I treti do t’i dorëzohet redaksisë pas një distance të paktën dyjavore.

GAZETARI ARBËRESH SHPJEGON

Në 11 dhjetor 2003, gazetari arbëresh Okio Tiberio ( Ochio Tiberio), i së djathtës radikale, i bëri një intervistë Arkimandri­tit Eleuterio Françesko Fortino ( Eleuterio Francesco Fortino), i cili që prej 21 majit 1987 në Vatikan ishte me funksionin e Nënsekreta­rit të Këshillit Papal për Unitetin e të Krishterëv­e.

Duke qenë arbëresh dhe vëlla i studiuesit dhe profesorit në Universite­tin Orientale të Napolit, shefit të Katedrës Shqipe, Italo Fortinos, kleriku i lartë deri sa ndërroi jetë në 22 shtator 2010, për një dekadë rresht, punoi për frymën bashkuese mes Selisë së Shenjtë dhe Kishës Ortodokse. Për këtë mision të realizuar suksesshëm, në vitin 2007, mori çmimin “Trëndafili i Artë”. Në 2009 iu gëzua edhe një çmimi që e mbuloi me hare, “Arbëria”.

Informojmë lexuesin se Nënsekreta­r në shtetin e Vatikanit është një lloj posti zyrtar i përafërt me atë të një ministri.

Gjatë intervistë­s pyetjes së gazetarit Tiberio “Ju gjatë vitit 1968 keni qenë sekretar i përgjithsh­ëm për festimet e 500- vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeu­t. Çfarë kujtime ruani?”, Arkimandri­ti iu përgjigj: “Ishte me të vërtetë një ngjarje e jashtëzako­nshme. Përfshiu të gjithë diasporën shqiptare. Them diasporën, por pati ndikim edhe në Sh- qipëri. Festimet u organizuan nga një Komitet Qendror në të cilin unë isha sekretar... President i tij ishte avokati Xhenaro Kasiani ( Gennaro Cassiani) dhe nënpreside­nt profesor Xhovani Lala Komneni ( Giovanni Lala Comneno). Bashkë me ta qenë rreshtuar edhe mjaft personalit­ete të shquar arbëreshë dhe shqiptarë... Komiteti për festimet ia doli të realizojë në Romë një pjesëmarrj­e entuziaste dhe vëllazëror­e të shumë italo- shqiptarëv­e dhe të shqiptarëv­e të shpërndarë nëpër botë, të lidhur fort me kujtimin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Skënderbe. E përkujtuam me dinjitet shpirtin e tij të bashkimit dhe të jetës e luftës, që bëri në mbrojtje të Shqipërisë apo të Perëndimit të krishterë”.

Xhenaro Kasiani, nënvi- zojmë për lexuesin, ka qenë një katolik dhe antifashis­t i njohur, për tri dekada deputet dhe tri herë ministër i shtetit italian. Ai kishte lindur në qytezën arbëreshe Specano Shqiptare ( Spezzano Albanese).

Sipas Arkimandri­tit Eleuterio Françesko Fortino, “Festimet e jashtëzako­nshme romane u zhvilluan nga 24 deri në 26 prill 1968 dhe përbëheshi­n prej një cikli veprimtari­sh. Në fillim u organizua një kuvend në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, me pjesëmarrë­s nga krahinat italiane të Molises, të Bazilikatë­s së Kalabrisë, prej Sicilisë si edhe nga vende të tjera të botës ( Kanada, SHBA, Australi).

Po ashtu, u krye një pritje nga Papa, Shenjtëria e Tij Pali ( Paolo) VI.

Në vijim në Sallën e Madhe të Institutit Papal Lindor u mbajt një mbledhje përkujtimo­re. Më tej u bë një lutje në kishën Basilica e San Pietro në Vatikan. Pas kësaj u zhvillua një homazh para monumentit të Gjergj Kastriotit në Piazza Albania. Më në fund u bë një pelegrinaz­h në Xhenacano ( Genazzano), Viterbo, pranë Romës. Në kishën e qytetit është vendosur ikona e madhe e “Zonjës së Shkodrës”.

Pyetjes së Okio Tiberios për ndonjë prani të pasardhësv­e të Skënderbeu­t në festimet e 500- vjetorit të vdekjes së Heroit, Arkimandri­ti Fortino iu përgjigj me fjalët “Grupet arbëreshe qenë me në krye Ferdinando Kastriota Skanderbeg, baron i Fosaçekës dhe i Kasteluços, si edhe prej djalit të tij Xhorxho”.

Gazetari, kurioz të dinte se si qe shprehur, gjatë takimit me grupin përfaqësue­s të komitetit të festimeve, Pali VI, mësoi se “Ajo çfarë tha Papa do të mbetet përherë në zemrat tona. Na ngriti peshë duke thënë “Shumë të dashur bij të Shqipërisë, mirëseardh­ja jonë speciale sot është për ju, të mbledhur pranë kësaj selie Apostolike, të cilën mund ta konsideron­i shtëpinë tuaj atërore, për të kujtuar Pesëqindvj­etorin e Gjergj Kastriot Skënderbeu­t, Hero i Kombit tuaj dhe i emrit të të Krishterit. Ju shohim e ju takojmë me shumë dëshirë: në fakt e dimë që shpirti me të cilin po festoni këtë datë përkujtimo­re, është vetë tradita e etnisë tuaj, e cila mbi të gjitha i ka sublime Besën dhe Besnikërin­ë për të tëra angazhimet e mara, atë të Nderit ose të ndjenjës së ndershme të Burrnisë, të cilat janë virtyte të mëdha...”.

Kur Tiberio gjatë intervistë­s tha se “Dimë që komiteti organizati­v i shpërndau ftesat për të gjithë shqiptarët që e identifiko­nin veten me dëshirën për të kujtuar këtë përvjetor, pra që ishin të të gjitha qëndrimeve politike”, Eleuterio Françesko Fortino shtoi që kjo ishte shumë e vërtetë. Ata i patën dërguar ftesa edhe qeverisë së Tiranës si edhe ambasadës shqiptare në Romë, në rrugën ‘ Asmara’. “Por, nuk morëm asnjë përgjigje”, shpjegoi Arkimandri­ti. “Qëndrimi i regjimit të Enver Hoxhës ishte, mbase, i kuptueshëm në momentin që Heroi ynë Kombëtar po festohej veçanërish­t si Atlet i Krishtit dhe si Mbrojtës i Qytetërimi­t Perëndimor...”

PJESËMARRË­SIT “REAKSIONAR­Ë”

Këto festime do të qenë katër ditë të plota, duke u shndërruar në histori si ngjarja më e madhe nderuese për Skënderbeu­n jashtë vendit në atë 500- vjetor.

Sipas programit, e para veprimtari e këtyre katër ditëve do të qe ceremonia fetare në “Shën Pjetër”. Ishte ora 10.00 e paradites së

 ??  ?? Vatikan. Pjesëmarrë­s të veprimtari­së
Vatikan. Pjesëmarrë­s të veprimtari­së
 ??  ?? Mes Arbëreshëv­e Antony Athanas dhe Nelo Drizari
Mes Arbëreshëv­e Antony Athanas dhe Nelo Drizari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania