Gazeta Shqiptare

Turqi, sulm me armë, 4 të vdekur

Dogukan B ishte shkarkuar nga detyra pasi dyshohej se ishte pjesë e një organizate terroriste Arrestohet autori, studiues në Universite­tin Eskisehiri­t

-

Një sulm me armë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Universite­tin e Eskisehiri­t, në veriperënd­im të Turqisë ku kanë mbetur katër të vrarë dhe tre të plagosur. Mediat turke bëjnë me dije se agresori është Dogukan B. studiues në Universite­tin e qytetit Osmangazi. Autori i sulmit për motive ende të panjohura qëlloi për vdekje katër kolegë të tij.

NGJARJA

Gjatë mesditës se djeshme Dogukan B studiues në Universite­tin e Eskisehiri­t ka qëlluar me armë zjarri pjesëtarët e stafit të universite­tit duke lënë të vrarë 4 persona dhe 3 të tjerë të plagosur. Rektori i universite­tit tha se viktima të këtij sulmi kanë rënë zv. dekani i Fakultetit të Edukimit, Mikail Yalcin; sekretari i Fakultetit Fatih Ozmutlu; lektori Serdar Caglak dhe ndihmës lektori Yasir Armagan. Tre të plagosurit nga sulmi janë transferua­r menjëherë në spital. Doukan B. është arrestuar pasi është dorëzuar vullnetari­sht. Sipas rektorit të universite­tit, Hasan Gonen agresori mësyu fillimisht zyrën e dekanit dhe qëlloi një person aty brenda më pas, ai qëlloi edhe 3 pjesëtarë të tjerë të stafit, në katet e mësipërme të ndërtesës, përpara se të largohej nga godina. Punonjësit e emergjencë­s shkuan menjëherë në vendngjarj­e, për t'iu ardhur në ndihmë studentëve dhe pedagogëve të tjerë të shokuar. Motivi i këtij sulmi mbetet ende i paqartë, ndërkohë guvernator­i i provincës Ozdemir Cakacak ka emëruar tre prokurorë për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen e rëndë. Sipas raportimev­e bëhet me dije se asistenti i kërkimeve shkencore ishte shkarkuar nga detyra. Shkak i shkarkimit ishin dyshimet se Dogukan B ishte pjesë e një organizate terroriste të quajtur fethyllahi­ste.

 ??  ?? Dogukan B., autori i sulmit në Universite­tin e Eskisehiri­t
Dogukan B., autori i sulmit në Universite­tin e Eskisehiri­t
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania