Gazeta Shqiptare

Leje e fatura, ALUIZNI publikon listat e përfituesv­e

Shkodër, 135 pronarët që kanë gati lejet e legalizime­ve për shtëpitë Tiranë, gati faturat për parcelat ndërtimore

-

Drejtoria e ALUIZNI- t publikon listat me pr onat që kanë ndërtuar pa leje në Tiranë dhe kanë gati faturën për parcelën ndërtimore. Gjithashtu, ' Agjencia' publikon edhe listën me 135 pronarë në qarkun e Shkodrës, të cilët kanë gati lejet e legalizime­ve.

FATURAT

"Gazeta Shqiptare" publikon listën emërore të ndarë sipas Njësive Administra­tive të personave të cilët duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së ALUIZNI- t ' Tirana Jug' për të tërhequr faturën e parcelës ndërtimore. Subjekteve u është dërguar fatura me postë, e cila më pas është kthyer sërish në zyrat e ' Agjencisë'.

LEJET

ALUIZNI publikon listën me 135 persona që kanë gati lejet e legalizime­ve. Përfituesi­t janë në qarkun e Shkodrës. Procedurat për marrjen e tapive do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në hipotekë. Pas regjistrim­it të lejes së legaliz- imit, pronari pajiset me certifikat­ë pronësie, të cilën duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive për ta tërhequr. Pas ndryshimev­e të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje të lejes së legalizimi­t për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimi­t, por e gjithë procedura vijuese për regjistrim­in në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë, sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi, jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrim­i i pjesëve takuese mbi pasuritë ( parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshj­es së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituar brenda afatit të vetëdeklar­imit. Subjektet mund të përcaktojn­ë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania