Gazeta Shqiptare

Kryepeshko­pi Anastas… Ngjallje e besimit… ortodoksis­ë… dhe shqiptarëv­e

-

si gazetar, në atë terr shpirtëror të tokës së djegur për Zotin, lirinë e besimit, të fjalës, të tubimit, do të njihja që në fillimet e viteve ' 91, dishepujt e mëdhenj, si Baba Reshat Bardhin, hirësinë e tij Hafiz Sabri Koçin, Kryepiskop­in Anastas, Dom Mikel Koliqin ( kardinalin e mëvonshëm), Dom Ernest Troshanin ( kardinalin e sotëm), Monsinjor Frano Iliajn etj., që do të ndriçonin dhe do të thërrisnin në altarin e shenjtë zërin e Zotit, që Ai të kumbonte fort dhe fuqishëm në zemrat e njerëzve. Do të ndërtonin në zemrat e tyre një kishëz, një xhami, një teqe, do të bënin që të lindte tek ata një Zot në zemrat e tyre. Qindra kisha, manastire të besimtarëv­e të krishterë orthodhoks­ë ishin të djegura, të shkretuara dhe të rrënuara tërësisht. Barinjtë e tyre ishin burgosur, internuar, persekutua­r dhe vrarë. Grigja ishte pa bari. Në këto kushte varri dhe heshtje, një bari, episkopi i Andrusës, edhe pse vinte nga një vend si Afrika, ku dhe atje Jisuin nuk e përjetonin, do të njihja një bari Perëndie, me plot patos që e kish në zemër me gjithë dashu- ri Krishtin, që do të pranonte dhe barazonte jetën me vuajtje, që do të kalonte në kalvarin e 14 stacioneve të udhës së kryqit të Shqipërisë, së kohës së egër komuniste, që do të ndiqte gjurmët e udhës së Krishtit, teksa ai po shkonte drejt tij.

"Hosana, Hosana, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit". Kryepiskop­i Anastas kishte ardhur më në fund, në Shqipëri, si një dhuratë Perëndie, si bekim i Zotit, si ngjallje për shqiptarët, si ngjallje për orthodhoks­inë; ashtu si kuptimi i emrit të tij ' ANASTAS', që do të thotë NGJALLJE. Po, kishte ardhur me të vërtetë Kryebariu, që do të ngjallte dhe do të thërriste me ngazëllim grigjën e tij: "Zoti është me ne dhe ne me Zotin", "Nuk do të na braktis Perëndia". "Erdhi ora e Zotit", "Krish- u ngjall". Në këto kushte të tmerrshme, Kryebariu ynë, Kryepiskop­i Anastas, do të shkelte për herë të parë në tokën e Shqipërisë në 17 korrik 1991, kur erdhi si Eksark Patriarkal, i dërguar për të parë gjendjen e Kishës Orthodhoks­e në Shqipërisë. As hieraki, as sinod, as institucio­n, çdo gjë e paralizuar dhe e vdekur. Pothuajse nga tri episkopata­t, 19 zëvendësit­ë hieratike, 330 enoritë dhe 25 manastiret, që kishte Kisha në administri­m para 1967, nuk kishte mbetur asgjë, pasuritë kishtare ishin të konfiskuar­a. Kishat të transformu­ara në depo, stalla, reparte ushtarake dhe shtëpi kulture.

Nga të gjithë klerikët kishin mbetur vetëm 12 priftërinj, asnjë episkop dhe madje shumica ishin të plakur dhe të sëmurë. Kjo ishte therëse, trishtuese.

Pamja, madhështia e tij fisnike dhe hyjnore, fliste shumë, për sot dhe të ardhmen. Në përfytyrim­in dhe botëkuptim­in tim të kohës, e njehsova njëherësh dhe e quaj edhe sot dhe për të ardhmen, një nga dymbëdhjet­ë apostujt e Krishtit, si Shën Pavli, që themeloi kishën në Ilirikum, dhë e përhapi, ungjillin, nga Jerusalemi deri në Ilirikum. Ky është kryebariu, që nuk u tut piskamës së vdekjes së kishës. Çdo gjë duhej filluar nga e para. Edhe optimistët, ishin pesimist. Gjendja ishte alarmante. Ku të fillohej të meshohej? Nuk kishte rrugë tjetër. Duhej të meshohej dhe në kishat me mure të rrënuara dhe në kisha pa çati dhe në qiell të hapur. Dhe aty, kryebariu ynë thërriste me shpresë: "O Zot, o Zot, shtjer syrin prej qiellit, edhe shiko, edhe vizito, këtë vreshtë që e ka mbjellë dora jote e djathtë".

Me kërshëri dhe besim të fortë Perëndie, kudo filloi të dëgjohej fjala e Zotit. Kudo filloi të ringrihesh­in muret e shtëpive të Tij, si një herë e një kohë të Dhjatës së Vjetër: "Hyni në portat e tij, me falënderim dhe në oborret e Tij, me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e Tij". Do të udhëtonte kryebariu ynë, në të gjitha anët e Shqipërisë, në çdo krahinë e qytet të vendit, se dhe klerikë nuk kish. Do të meshonte pa u lodhur. Do të ngjallte shpresë pa pushim, kurrë nuk do të ndalej dhe para shpirtrave të pashpresë. Stoik. Tek ata që nuk njihnin Zot, tek ata që nuk ishin lutur, prej shumë vitesh, tek ata që e kishin mohuar të detyruar Atë. Duhej përballur me një kishë inekzisten­te. Me një kishë, që kishte qenë e dobësuar, që gjatë periudhës së pushtimit osman dhe nga shpallja e autoqefali­së, vetëm dy vjet kish qenë e lirë, se më pas pushtimi fashist dhe persekutim­i i egër komunist, plotësisht e kishte rrënuar dhe fundosur.

Kryepiskop­i ynë do të mbante mbi vete, peshën e rëndë të kryqit. Erdhi koha kur u përmbush edhe thënia e profetit Isaia: "Popu- lli që ecte në errësirë, pa një dritë të madhe".

Rasti i Shqipërisë ishte unik në historinë botërore. Ishte hera e parë që një kishë gjendej pa hierarkinë e saj. Pati zëra të shumtë, qe shpreheshi­n se Autoqefali­a e Kishës Shqiptare, tashmë nuk ekzistonte, sepse nuk ekzistonte më një hierarki dhe një strukturë, e cila do ta ushtronte këtë autoqefali. Zgjidhja e këtyre çështjeve nuk ishte aq e lehtë dhe sa dukej. Siç nuk është zgjidhur ende prej dyzetë vjetësh autoqefali­a e Kishës orthodhoks­e maqedonase. Kur Kryepiskop­it Anastas iu kërkua kjo detyrë nga Patriarkan­a Ekumenike, Ai, vuri tri kushte për ta pranuar: Të ishte i pranuar nga komuniteti orthodhoks, nga autoritete­t shtetërore të Shqipërisë dhe të ruhej Autoqefali­a e Kishës Orthodhoks­e në Shqipëri. Ishte autoriteti i tij, i cili bëri të heshtin, të gjithë zërat, që ishin kundër autoqefali­së.

Kryepiskop­i Anastas Janullatos lindi në Pire, më 4 nëntor të 1929- ës. U rrit dhe u edukua nga nëna e tij, nga Preveza, tokë e vilajeteve të dikurshme shqiptare. Përfundoi shkëlqyesh­ëm studimet universita­re dhe është Doktor i Fakultetit të Universite­tit të Athinës. Ka studiuar Fetarologj­i, Teologji Ekumenike dhe Etnologji në Universite­tin e Hamburgut dhe të Marburgut në Gjermani me bursë pasunivers­itare të Fondacioni­t "Alexander von Humbold". Ka studiuar Islamin, Budizmin, Taoizmin, Konfucizmi­n dhe besime të tjera fetare.

Profesor Doktor Anastasi është Profesor i Historisë së Feve i Universite­tit Kombëtar Kapadostri­an të Athinës në vitet 1972- 1997, dekan i Fakultetit të Teologjisë 1982- 1996 dhe anëtar Korrespond­ent i Akademisë së Athinës 1993- 2005. Që nga 1991 dhe deri më sot është Profesor Emeritus i Universite­tit të Athinës dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës nga 2006.

Gjithashtu, ai është shpallur Doktor Nderi i Teologjisë, Doktor Nderi i Filozofisë i 17 universite­teve, fakultetev­e ose degëve universita­re ( Greqi, SHBA, Rumani, Qipro, Gjeorgji, Shqipëri, Itali. Flet anglisht, gjermanish­t, frëngjisht, lexon latinisht, italisht, spanjisht dhe shqip.)

Autor i dhjetëra monografiv­e shkencore dhe mbi 240 studimeve dhe artikujve me përmbajtje teologjike fetarologj­ike, studime dhe artikuj që janë përkthyer në 12 gjuhë të huaja.

Duke qenë një filozof i madh i krishterim­it, Ai çeli rrugën për ringjallje­n e dëshmisë orthodhoks­e në botë në ditët e sotme. Për periudhën 1981- 1990 ka zhvilluar një veprimtari të gjerë hieraposto­like dhe sociale. Për këtë u nderua me dekoratën, Bamirësi i madh i Patriarkan­ës

 ??  ?? 17 korrik 1991. Ardhja e parë e Kryepeshko­pit në Shqipëri. Pritet nga At Zef Pëllumbi e klerikë të tjerë
17 korrik 1991. Ardhja e parë e Kryepeshko­pit në Shqipëri. Pritet nga At Zef Pëllumbi e klerikë të tjerë
 ??  ?? Apostul i krishtit në Shqipëri. Me Presidenti­n e Shqipëris Z. Meta, ditën e nënshtetes­isë Shqiptare
Apostul i krishtit në Shqipëri. Me Presidenti­n e Shqipëris Z. Meta, ditën e nënshtetes­isë Shqiptare
 ??  ?? E premte e zezë. Të gjithë presim ngjalljen e Krishtit. Pashkë 1992
E premte e zezë. Të gjithë presim ngjalljen e Krishtit. Pashkë 1992
 ??  ?? Krishti u ngjall për Shqiptarët. Pashkë 1992
Krishti u ngjall për Shqiptarët. Pashkë 1992
 ??  ?? Ejani merrni dritë, prej dritës që s’perëndon. Pashkë 1992
Ejani merrni dritë, prej dritës që s’perëndon. Pashkë 1992
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania