Gazeta Shqiptare

Financimi partiak në Shqipëri - xhungla gati e padepërtue­shme

“Deutsche Welle”

- Nga Lindita Arapi

( vijon nga faqja 1)

... i dëshiruar në politikën shqiptare. KQZ mbetet një tigër pa dhëmbë.

Lajmi i publikuar nga revista amerikane “Mother Jones” ishte një bombë politike në Shqipëri. Sipas kësaj reviste, në favor të një fushate lobimi për Partinë Demokratik­e e të kryer nga Nick Muzin Company janë paguar qindra mijëra dollarë nga një firmë hije Biniatta Trade. Partia Demokratik­e e kundërshto­i ashpër artikullin. Ajo pranon kontratën me Nick Muzin, por thekson se pagesa e saj ka qenë vetëm 25.000 dollarë në muaj.

E MBETUR PEZULL

Demokratët akuzojnë kundërshta­rin politik për fushatë shpifjeje kundër PDsë. Por Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk e pranon këtë. Afera e parave prek edhe sigurinë kombëtare, thotë ai për Deutsche Wellen. “Kjo çështje është një çështje që prek sigurinë kombëtare të Shqipërisë, po të kemi parasysh edhe një prirje të kahershme të Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj. Ndoshta Shqipëria dukej i vetmi vend imun deri më tani.”

Një aferë me lëndë shpërthyes­e, po të kujtosh se tradiciona­lisht shqiptarët nuk e kanë parë si ndonjë vend mik të veçantë Rusinë, përjashto kohën e miqësisë me sovjetikët në kohën e diktaturës. Po fusin hundët rusët edhe në Shqipëri? Politologu Afrim Krasniqi thekson se në Shqipëri “pranohet gjerësisht se asnjë parti politike shqiptare nuk përfaqëson ndikim rus në politikë”. Efekti i kësaj afere është më shumë politik, thotë ai. Për momentin çështja e burimeve financiare për fushatën lobuese të PD- së ka mbetur pezull, por edhe e pazbardhur përfundimi­sht.

SHUMA LUKSOZE QË TEJKALOJNË BUXHETIN E SHTETIT

Ndërkohë që furtuna e ngritur për burime të pasqaruara financimes­h duhet të ishte kthyer në një uragan të vërtetë derisa opinioni publik shqiptar të dijë se si e nga kush financohen partitë politike, të cilave votuesi u jep votën. Por heshtja flet nganjëherë më shumë. Dihet se trans- parenca e financimit të partive politike është një problemati­kë e vjetër në Shqipëri, një problemati­kë realisht gjithmonë e dështuar.

Prej vitesh partitë politike japin shuma luksoze për të lobuar jashtë apo për të organizuar fushata e mitingje që në një vend të varfër si Shqipëria tingëllojn­ë më shumë si tallje për njerëzit në nevojë. Rreth 2 milionë euro dhanë tri partitë kryesore politike për lobim në SHBA në vitet e fundit, sipas Institutit të Studimeve Politike në Shqipëri. Ndërkohë buxheti i shtetit shqiptar jep mesatarish­t ( sipas vitit zgjedhor) rreth 2 milionë dollarë ( rreth 1,6 milionë euro) për të gjitha partitë politike në Shqipëri. Nga vijnë kaq shumë para?

Drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi, që e vëzhgon prej vitesh këtë problem, konstaton një sistem klientelis­t dhe abuzues. “Formalisht partitë i deklarojnë finan- cimet e shpenzimet, por pa dhënë detaje mbi pagesat. Shifrat e deklarimit jashtë sistemit ( pa transparen­cë e deklarim të rregullt në KQZ) janë shumëfish më të mëdha.”

MUNGESA E TRANSPAREN­CËS SË FINANCIMIT - PROBLEM RAJONAL

Një problem që nuk prek vetëm Shqipërinë. Johanna Deimel, eksperte në Shoqatën e Europës Juglindore thekson për DW se është shumë e vështirë t’ia gjesh burimin fluksit të parave që hyjnë tek partitë e vendeve të Ballkanit. “Problemi i financimev­e të fshehura apo ilegale të partive dhe mungesa e transparen­cës bën pjesë ndër problemet kryesore në rajon. Paratë rrjedhin ose drejt e tek politikanë­t apo partitë, ose jo drejtpërdr­ejt përmes kanaleve të tjera, si financimi i mediave përkrahëse apo firmave të rëndësishm­e e besnike.”

KQZ- TIGËR PA DHËMBË

Institucio­ni më i rëndësishë­m i kontrollit për partitë politike në Shqipëri është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Por ai i ngjason më shumë një tigri pa dhëmbë. E si mund të jetë ndryshe, kur anëtarët e tij përcaktohe­n nga partitë proporcion­alisht, e më pas ky komision emëron auditët, që do të kontrolloj­në partitë. E kush e kafshon dorën që e ushqen?

Partitë bëjnë sikur kontrolloj­në veten, por realisht krijohet një qark i mbyllur. Kushte më të favorshme për të vazhduar lojën e vjetër kukafsheht­hi të financimev­e zor se gjen. Politologu Afrim Krasniqi, i cili ka ndjekur edhe raste kur deputetë shqiptarë flisnin hapur për qindra mijëra euro të paguara për partitë, pa asnjë pasojë konkrete, është mjaft kritik. “Arsyeja kryesore e kësaj gjendjeje është konsensusi politik për të evituar transparen­cën financiare për shkak të shpenzimev­e të larta që kanë fushatat elektorale dhe tregut informal që funksionon në këto fushata.”

Problemet i pranoi edhe kryetari i KQZ- së, Klement Zguri para Komisionit Parlamenta­r të Ligjeve para disa ditësh. “Partitë politike në njëfarë mënyre tentojnë për të fshehur, ndërkohë që institucio­ni do të kërkojë transparen­cë... do të kemi punë.”

“BAZA LIGJORE ËSHTË GJYSMAKE”

Kush kërkon transparen­cë duhet t’i drejtohet ligjit, mund të thotë dikush. Por partive shqiptare duket sikur u vjen në ndihmë edhe ligji. “Baza ligjore është gjysmake, e bazuar në verifikimi­n formal të deklaratës e pa forcë konkrete verifikimi në burimin e financimit, legjitimit­etin e financimit dhe konfliktet e interesit”,kritikon Afrim Krasniqi.

Edhe OSBE pranon problemet me legjislaci­onin në një prononcim për Deutsche Wellen, ku theksohet se në legjislaci­on ka ende boshllëqe që duhen plotësuar. “Ligji nuk garanton transparen­cë të mjaftueshm­e për raportimin e financimit të fushatave, pasi nuk imponon detyrime raportimi para ditës së zgjedhjeve.” OSBE kërkon që “KQZ- ja, ekspertët financiarë dhe votuesit duhet të kenë akses në informacio­n të plotë rreth financimit. Financimet e partive politike duhet të dalin në dritë, që qytetarët shqiptarë të informohen se kush financon dhe kush influencon në skenën politike të vendit të tyre.”

Kërkesë e drejtë, por që në Shqipëri tingëllon si një ëndërr e largët, aq larg sa ç’duket për momentin edhe anëtarësim­i në BE. Sepse pa hyrë drita në xhunglën e financimev­e të partive shqiptare, që publiku të ketë siguri se aty nuk kanë dorë grupet kriminale, BE do ta mbajë Shqipërinë te pragu, por nuk do ta fusë brenda.

Lajmi i publikuar nga revista amerikane “Mother Jones” ishte një bombë politike në Shqipëri. Sipas kësaj reviste, në favor të një fushate lobimi për Partinë Demokratik­e e të kryer nga Nick Muzin Company janë paguar qindra mijëra dollarë nga një firmë hije Biniatta Trade. Partia Demokratik­e e kundërshto­i ashpër artikullin. Ajo pranon kontratën me Nick Muzin, por thekson se pagesa e saj ka qenë vetëm 25.000 dollarë në muaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania