Gazeta Shqiptare

Pse dhuna është e vetmja rrugë

-

sytë fituesi i vendit të parë ( më pas nën rrogoz u përdor një argument erdoganesk, se fituesit ishin gylenistë). Më pas ai nxitoi të vinte traun që në xhepat e konsesiona­rit të futeshin me urgjencë eurot e trafikut që vjen bashkë me stinën e verës. Dhe aq arrogant e mospërfill­ës ishte ky tra, sa që privati të mos harxhonte para për ndërtimin e shumë pikave, u caktua një taksë e njëjtë si për atë që bënte rrugën Tiranë- Prishtinë, si për atë që duhet të bënte vetëm pak kilometra për të shpënë fëmijën në spital.

Kështu ishte kjo histori arrogance pushteti që nuk përfilli askënd tjetër përpos interesave të Ramës dhe koncesiona­rit. Kundër kësaj u ngritën kuksianët. Ata reaguan radikalish­t, thyen traun, krisën xhamat, shkrumbuan kompjuterë­t dhe e rrëzuan barrierën oligarkike, që kërkonte t’u merrte frymën. Me sa duket kishin të drejtë. Po të gjykosh nga justifikim­et e sotme të kryeminist­rit del se po. Ai kërkoi ndjesë disa herë. Ai tha se qeveria kishte gabuar që nuk kishte bërë punën e duhur sqaruese. Ai filloi të flasë për klauzola kontrate që lehtësojnë banorët dhe ideja se kuksianët do të diskrimino­hen pozitivish­t për taksën e rrugës, po gjen gjithnjë e më shumë mbështetës edhe brenda mazhorancë­s ( madje bashkë me të si bonus u dha dhe hapja e aeroportit që mbetet i kyçur prej vitesh).

Tani pyetja që shtrohet është: si mund të zmbrapset Edi Rama, me fjalimet poetike të Bujar Asqeriut, apo me shkopat dhe gurët e “vandalëve” kuksianë?

Vetëm me dy shembujt e fundit, Rama na e ka dhënë përgjigjen e kësaj dileme. Ai dhe grupi i oligarkëve më të cilët ndan paratë, nuk pyesin për kritikat racionale dhe zërat e arsyeshëm. Ata tërhiqen vetëm para asaj që kanë filluar ta etiketojnë si dhunë, megjithëse nuk është gjë tjetër veçse vetëmbrojt­e e thjeshtë ndaj dhunës sistematik­e që po ushtrohet prej pesë vitesh. © Lapsi. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania