Gazeta Shqiptare

Peshëngrit­ja me president të ri! Masllavica: Tolerancë zero dopingut

Theodhor Masllavica është zgjedhur në krye të FSHP- së, theu në garë zv/ presidenti­n në fuqi Mposhti rivalin e tij, Ilir Tonuzi, 19- 2

-

Theodhor Masllavica është presidenti i ri i p e s h ë n g r i t j e s ! Masllavica ka mposhtur në garë kandidatin tjetër dhe zv/ presidenti­n në fuqi, Ilir Topuzin, me rezultatin e thellë 19- 2, ndërsa në sallë nuk ka munguar entuziazmi i të pranishmëv­e. Në një kohë kur peshëngrit­ja shqiptare ka përjetuar skandale të njëpasnjës­hme, Masllavica premton një federatë të pastër dhe falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë betejë. "Jam shumë i lumtur për këtë arritje. Dua të falënderoj të gjithë aktorët e kësaj gare. Dua të falënderoj dhe përfaqësue­sit e Federatës Europiane të Peshëngrit­jes dhe presidenti­n e KOKSH- it që nderuan këtë asamble me prezencën e tyre. Unë premtoj një federatë të pastër dhe do të punoj fort për këtë,"- u shpreh presidenti i sapozgjedh­ur përpara mediave. Natyrisht që Theodhor Masllavica nuk mund t'i shmangej pyetjeve mbi dopingun, ndërsa premton tolerancë zero ndaj fenomenit. "Është gjëja kryesore mbi të cilën do të punojmë. Do të ngremë strukturat tona të antidoping­ut dhe do ta luftojmë fort këtë fenomen. Dopingu do të ketë tolerancë zero nga tani e në vazhdim," u shpreh Masllavica. Kandidati humbës në këtë garë, zv/ presidenti Ilir Topuzi, uron rivalin e tij dhe deklaron se përkundër aludimeve, zgjedhjet kanë qenë demokratik­e dhe çdo gjë ka shkuar në rrugën e duhur. Ndonëse mori vetëm dy vota, Topuzi u shpreh i kënaqur për mbarëvajtj­en e asamblesë. "Humbje e thellë? Kështu menduan dhe votuan në asamble. Unë jam i kënaqur që gjithçka shkoi mirë, ndonëse ju në media keni aluduar se sot ( dje) do të bëhej nami. Siç mund ta shikoni edhe vetë, këto zgjedhje ishin demokratik­e. Dua të uroj kandidatin fitues", - deklaroi fillimisht Topuzi, ndërsa më pas zv/ presidenti në fuqi i Federatës Shqiptare të Peshëngrit­jes shtoi se do të japë mbështetje për presidenti­n e ri, Theodhor Masllavicë­n. "Natyrisht që do ta mbësh- tesim. Do të dëgjojmë me vëmendje platformën e tij dhe ato që ai ka ndërmend të bëjë në peshëngrit­je. Pastaj nëse do të na kërkojë ndihmë, do të jemi aty për ta ndihmuar, përfundoi Topuzi. Punimet e asamblesë zgjedhore u ndoqën nga pranë nga përfaqësue­s të Federatës Europiane të Shtangës si dhe nga ana e presidenti­t të KOKSH- it Viron Bezhani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania