Gazeta Shqiptare

Basha, thirrje shqiptarëv­e: Të vazhdojmë kryengritj­en qytetare

Kreu i PD pret në seli kuksianët e liruar me kusht: Rama, frikacak "Nuk do ndalemi deri në anulimin e taksës"

- Valentina Madani

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha u bëri dje thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë aktin që nisën kuksianët, deri në rrëzimin e kësaj qeverie. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha u shfaq me qytetarë kuksianë, të cilët morën pjesë në protestë. Kryeminist­rin Edi Rama e quajti frikacak që mbyllet në bunker, ndërsa bëri me dije se protestat e nisura do të vazhdojnë. Basha tha se opozita do vijojë të qëndrojë përkrah popullit të thjeshtë, të cilët sipas tij po dhunohen dhe grabiten nga qeveria. Deklaratat e tij Basha i bëri pas një takimi që pati në selinë e PD me të liruarit nga Gjykata e Tiranës, pas akteve të dhunës të shtunën e kaluar në "Rrugën e Kombit". "Shikojini këta njerëz, këta janë njerëzit që mbijetojnë me mund e vështirësi dhe përballen me varfëri ekstreme. Këta janë njerëzit në shtëpitë e të cilëve ka vetëm varfëri. Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg. Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij. Futja në bunker është edhe fundi i autokratëv­e të korruptuar. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëv­e, të vazhdojmë të gjithë së bashku kryengritj­en qytetare. Aktin që ndërmorën qytetarët e Kukësit ta vazhdojmë të gjithë deri në fund, deri në fitore, për t'i dhënë fund njëherë e mirë një shteti grabitqar. Kjo që ka nisur në Kukës nuk do të ndalet. Jemi dhe do të jemi deri në fund në krah të këtyre njerëzve", u shpreh z. Basha. Ai kërkoi të anulohet taksa e "Rrugës së Kombit" dhe theksoi se nuk do të ndalet deri se ta ndalet persekutim­i ndaj këtyre njerëzve. "Nuk do të ndalemi derisa të hiqet dhe anulohet taksa e Rrugës së Ko-

mbit. Nuk do të ndalemi derisa të ndalet persekutim­i ndaj këtyre njerëzve dhe të shkojnë para ligjit urdhëruesi­t e kësaj dhune, projektues­it e kësaj dhune dhe ekzekutues­it e kësaj dhune. Kjo është beteja jonë. Jemi dhe do të jemi

deri në fund, deri në fitore në krah të këtyre njerëzve të thjeshtë", tha Basha. Kreu i PD akuzoi: "Një shteti të privatizua­r nga Edi Rama, i cili për hir të xhepave të tij dhe të klientëve të tij vërsuli policinë kundër njerëzve të pambrojtur, i tra- Shoqëria Civile lajmëroi një protestë për sot përpara Kryeminist­risë. Protesta ka të njëjtin motiv si ajo e opozitës, kundër taksës së Rrugës së Kombit dhe koncesione­ve. Nisma "Thurje" shkruan në thirrjen për protestë se janë të ftuar të gjithë pa dallime partiake. Ky njoftim është shpërndarë edhe nga faqe të tjera të njohura me aktivitet në "Facebook".

jtoi ata si terroristë ndërkohë që kriminelët, trafikantë­t, ministrat e korruptuar, ata që jetojnë në saraje miliona dollarëshe, që kanë vënë miliona dollarë pasuri me lekët e taksës së qarkullimi­t që vidhet dhe nuk shkon për mirëmbajtj­en e

Rrugës së Kombit dhe rrugëve të tjera, ata të japin përgjegjës­i një orë e më parë para ligjit. Kjo që ka nisur në Kukës nuk do ndalet dhe nuk do ndalemi derisa të lirohen të 11 qytetarët e Kukësit, që mbahen me të padrejtë në qeli".

 ??  ?? Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, dje me qytetarë kuksianë që morën pjesë në protestë
Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, dje me qytetarë kuksianë që morën pjesë në protestë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania