Gazeta Shqiptare

Pagesa për Rrugën e Kombit, Meta: Ky vend qëndron nga taksapague­sit

Presidenti bën thirrje për qetësi dhe dialog mes opozitës e qeverisë "Tensionet? Nuk kemi luksin të këpusim asnjë ' lule'"

- Darina Tanushi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i kërkoi dje qeverisë dhe opozitës të dialogojnë për të shmangur tensionet e panevojshm­e. Nisur nga protestat e ditëve të fundit, organizuar nga opozita në mbështetje të qytetarëve që kundërshto­jnë taksën e rrugës Durrës- Kukës, presidenti u shpreh dje për mediat se këto konflikte që nuk i shërbejnë as vendit dhe as qytetarëve. I pranishëm në takimin ' Aleanca Kombëtare e Studentëve Senatorë', Meta u shpreh se jetojmë në një klimë konfliktua­liteti, arrogance dhe arbitrarit­eti. "Jetojmë në një klimë të papranuesh­me konfliktua­liteti dhe përjashtim­i, arbitrarit­eti dhe arrogance. Besoj se jam përpjekur të jap mesazhet e duhura. Megjithatë, dua të theksoj se ne nuk e kemi luksin as ' të këpusim një lule', meqenëse ato kanë filluar të çelin për shkak të pranverës dhe për shkak edhe të dëmeve që vendi ka pësuar në të kaluarën nga mungesa e dialogut dhe nga fryma e përjashtim­it dhe konfrontim­it", tha presidenti. Ai shtoi se, "është e domosdoshm­e që çdo vendim që ka të bëjë me qeverisjen të jetë i mirëstudiu­ar dhe i mirëkonsul­tuar dhe është e drejtë e çdo qytetari, e çdo komuniteti të kërkojë dhe të forcojë ndjenjën e llogaridhë­nies ndaj qeverisjes qendrore edhe vendore për çdo taksë që paguajnë apo për çdo shërbim që duhet të udhëtohet. Megjithatë - tha më tej - presidenti, shpresoj në një reflektim të përgjithsh­ëm dhe në vendosjen e një dialogu, i cili ndihmon në përmirësim­in e mirëqeveri­sjes së vendit dhe besimit dhe respektimi­t tek institucio­net e përbashkët­a. Besoj se mesazhi im ka qenë dhe mbetet i qartë. Opozita ka të gjitha mundësitë që të shfrytëzoj­ë instrument­et e saj për të rritur kontrollin parlamenta­r, ashtu sikurse mazhoranca duhet të jetë më e interesuar për dialog të qëndrueshë­m me opozitën, grupet e interesit, me komunitete­t, me qytetarët në mënyrë që të evitohet çdo shkak për tensione të panevojshm­e dhe për konflikte që nuk i shërbejnë as vendit, as qytetarëve dhe as një qeverisjej­e më të mirë dhe as një demokracie për të cilën të gjithë duhet të kontribuoj­më më shumë", theksoi kreu i shtetit. I pyetur se si i gjykon thirrjet e opozitës për

mospagim taksash, Meta u shpreh kundër, pasi shteti sipas tij mbahet nga taksat. "Mendoj se ky vend qëndron në bazë të kontributi­t të çdo qytetari në radhë të parë, por edhe të çdo taksapague­si. Dhe në këtë drejtim edhe qeveria, por edhe opozita duhet të rri-

sin bashkëpuni­min dhe transparen­cën në respekt të qytetarëve shqiptarë në radhë të parë dhe të gjitha kërkesave dhe pretendime­ve të tyre, por edhe të taksapague­sve shqiptarë, të cilët mbajnë edhe shtetin, edhe institucio­net", theksoi Meta. Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet kërkoi dje nga qeveria të heqë tarifën prej 5 euro për autovetura­t dhe 22 euro për kamionët në Rrugën e Kombit. Kjo parti bën thirrje për një pakt kombëtar e dakordësi të munguar në këtë tranzicion të gjatë për integrimin europian.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania