Gazeta Shqiptare

Sulmi ndaj LGBT, Lu: Kujdes, u nxit nga Manjani, Pampuri dhe Shehu

Ambasadori tregon eksperienc­ën kur në marshimin krah LGBT u goditën me vezë e domate "Kurajoz Totozani, Hysi, Gjebrea dhe Xhaçka"

- Valentina Madani

Në forumin e Sho qërisë Civile për per sonat LGBTI, në bashkëpuni­m me Kuvendin e Shqipërisë ambasadori i SHBA- së, Donald Lu u tërhoqi vëmendjen deputetëve Tritan Shehu, Oriola Pampuri dhe ish- deputetit Ylli Manjani për kujdes dhe më tolerancë. Lu, në një tryezë diplomatës­h dhe deputetësh kritikoi qëndrimin e ishministr­it Ylli Manjani, deputetes Orjola Pampuri dhe Tritan Shehut për opinionet e tyre kundër prezencës së komuniteti­t LGBT në shkolla. "Përgëzojmë politikanë­t që janë sot në këtë aktivitet. Ju keni kurajë të vërtetë politike. Kemi ndjekur debatin e nxitur nga komentet e bëra nga Ylli Manjani, Orjola Pampuri dhe Tritan Shehu. Shpresoj që drejtuesit politikë të kuptojnë se fjalët e tyre përfaqësoj­në jo vetëm bindjet e tyre partiake, por dhe të njerëzve të zgjedhur për t'i përfaqësua­r. Shpresoj që edhe politikanë­t të jenë tolerantë",- tha ambasadori amerikan. Donald Lu ndau eksperienc­ën e majit të 2016, ku ishte pjesë e aktiviteti­t të pedalimit me aktivistët e këtij komuniteti­t për të treguar se elementët dhe sjelljet homofobë janë prezentë. Lu tregoi se kishte mbetur i shokuar kur qytetarët goditën me vezë dhe domate dhe njëra prej tyre goditi një fëmijë. "Mbeta i shokuar kur tre vjet më parë ngisja biçikletën në marshimin e krenarisë LGBT. U shokova nga pandjeshmë­ria dhe padia e disa qytetarëve. Megjithëse atë ditë kishte mbrojtje të madhe nga policia, dikush hodhi një vezë që pothuasje goditi një djalë 4 vjeçar, i cili ishte në marshim me babain e tij. Një nga koleget e mia të ambasadës u godit me një domate. Më thanë se kjo ishte shumë më mirë sesa kërcënimet e sharjet e viteve të para",- theksoi z. Lu. Ambasadori amerikan pranoi se ka përparime në këto tre vite, por se ka ende diskrimini­m

dhe homofobi. "Është e vërtetë se kam parë përparim gjatë tre viteve të mia në Tiranë, por kam parë dhe diskrimini­min dhe homofobi të vazhdueshm­e. Kam parë fare pak politikanë të gatshëm të marrin pjesë në aktivitete, të mbështesin këtë komunitet siç është marshimi i krenarisë apo mbrëmja gala për indeksin LGBT. Vetëm pak prej tyre kishin kurajë. Mund të

përmend Igli Totozani, Vasilika Hysi, Elona Gjebrea dhe Olta Xhaçka",- tha z. Lu. Ambasadori kishte dhe një koment për debatin e ditëve të fundit. Nën/ kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cilësoi të patolerues­hme sjelljen e disa deputetëve në raport me komuniteti­n e LGBTI. "Në këtë Kuvend krah për krah me ne kanë qenë të ulur kolegë pa integritet, të përf- "Ju keni kurajë të vërtetë politike. Kemi ndjekur debatin e nxitur nga komentet e bëra nga Ylli Manjani, Orjola Pampuri dhe Tritan Shehu. Shpresoj që drejtuesit politikë të kuptojnë se fjalët e tyre përfaqësoj­në jo vetëm bindjet e tyre partiake, por dhe të njerëzve të zgjedhur për t'i përfaqësua­r. Shpresoj që edhe politikanë­t të jenë tolerantë", - u shpreh z. Lu.

shirë ose të dyshuar për lidhje me botën e krimit ose të korruptuar. Mes nesh ka pasur deputetë, kolegë dhe kolege që nuk e meritonin të ishin në Kuvend dhe janë pranuar dhe nuk na ka ardhur turp që i kemi pasur një pjesë. Ndërsa kur flasim për çështjet e LGBTI ka kolegë që i zë tmerri dhe nuk e pranojnë diskutimin e kësaj çështje. Sa herë që ka

çështje që lidhen me këtë komunitet ka një hezitim, ka frikë, kanë frikë mos humbasin mbështetës­it e tyre në zonat elektorale, disa nuk kanë informacio­nin e duhur. Unë i kuptoj por nuk i mirëkuptoj",- tha deputetja e PS- së. Kurse ministrja Nikolla u shpreh për herë të parë për orët e hapura të LGBT në shkolla. Pasi inkurajoi komuniteti­n në punën e bërë

për të ndërgjegjë­suar mësuesit dhe nxënësit, ndau dhe vetë një eksperienc­ë jo të mirë. Ambasadorj­a e BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe shefi i zyrës së Këshillit të Europës Claus Neukirch u shprehën se anëtarësim­i në BE është një zgjedhje vlerash, respektimi i të drejtave themelore të njeriut, tolerancës, respektimi­t të diversitet­it janë të panegociue­shme.

 ??  ?? Ambasadori i SHBA- së, Donald Lu, në mbështetje të LGBT- së
Ambasadori i SHBA- së, Donald Lu, në mbështetje të LGBT- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania