Gazeta Shqiptare

Vrasja e Devi Kasmit, prokuroria e Tiranës shpall moskompete­ncë, dosja kalon te Krimet e Rënda

41- vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 29 janarit, mes të arrestuarv­e edhe ish- speciali grek Efthimios Efthimiu Të dyshuarit, nën akuzë për grup të strukturua­r kriminal

-

Prokuroria e Tiranës shpalli ditën e djeshme moskompete­ncë për hetimin e vrasjes së Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në kryeqytet. Dosja penale u transferua në prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, pasi mbi 6 personat e dyshuar mbi këtë krim, mes tyre dhe grekut Efthimios Efthimyu rëndon akuza e grupit të strukturua­r kriminal dhe hetimi i grupeve të tilla është kompetencë e tyre. Ditën e djeshme, gjyqtarja Ardiana Bera bëri me dije se kërkesa e bërë nga njëri prej të dyshuarve, Mario Meshinit për zëvendësim­in e masës së sigurisë, nuk do të shqyrtohet nga akuza e Tiranës, me argumentin se është kompetencë e gjykatës për Krime të Rënda. Kujtojmë se Meshini mohon lidhjen me ngjarjen, pasi sipas tij me viktimën kishte miqësi, por i riu është personi i fundit që kontaktoi me Kasmin pak minuta para se ai të vritej. Meshini kërkoi zëvendësim­in e arrestit me burg në një masë më të lehtë. Me gjykatësit e krimeve të rënda do të përballen edhe ish- speciali grek, Efthimius, i cili dyshohet si ekzekutor, Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari. Ndërkohë në kërkim për vrasjen e Devi Kasmit është shpallur Aurel Hoxhallari.

NGJARJA

Devi Kasmi u ekzekutua me 4 plumba mbrëmjen e 29 janarit në rrugën ' Kongresi i Manastirit' në afërsi të Urgjencës së Pediatrisë. Atentatorë­t thuhet se pritën deri sa objektivi i tyre doli nga banesa, ndërsa qëlluan ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend. Fill pas krimit ata u larguan me shpejtësi në drejtim të SHISH. Policia në bashkëpuni­m të ngushtë me prokurorin­ë e rrethit gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses dhe në kohë rekord goditjen e grupit kriminal, të cilët dyshohen se organizuan vrasjes dhe ekzekutuan shtetasin Devi Kasmi. Uniformat blu vunë në pranga Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi; Elton Hali- paj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë; Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë; Elton Hoxhallari, 36 Dosja penale u transferua në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, pasi mbi 6 personat e dyshuar mbi këtë krim, mes tyre dhe grekut Efthimios Efthimyu rëndon akuza e grupit të strukturua­r kriminal dhe hetimi i grupeve të tilla është kompetencë e tyre.

vjeç, lindur e banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi ( Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë. Shtetasi i shpallur në kërkim ( Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizato­ri i këtij grupi të strukturua­r kriminal. Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit. Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutori­t të shtetasit Devi Kasmi. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi prej 25 mijë eurosh, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastruk­turën për realizimin e vrasjes. Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunë­tor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitje­n e infrastruk­turës për realizimin e vrasjes. Gjatë këtij operacioni të mirë- organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizato­rit të këtij grupi, Aurel Hoxhalari, e cila shërbente si bazë e grupit.

 ??  ?? Viktima Devi Kasmi
Viktima Devi Kasmi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania