Gazeta Shqiptare

Trafikuan shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Britani, 39 të arrestuari­t kërkojnë lirinë në Apel

Klandestin­ë me pasaporta false, ja si varionin pagesat

-

kuadër të goditjes së kontraband­imit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar pak javë më parë ranë në pranga 39 persona, mes tyre 4 policë ndërsa u shpallën në kërkim 12 të tjerë. Ditën e djeshme 39 personat e arrestuar si pjesë e rrjetit të trafikut të klandestin­eve kanë apeluar masën ' Arrest me burg' nga Shkalla e Parë, duke kërkuar lirinë në apel. Kjo organizatë kriminale, e cila dërgonte shtetas shqiptarë drejt tri destinacio­neve kryesore u godit pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria për Krime të Rënda. Kundrejt pagesave, të cilat varionin nga 7 mijë paund deri në 2530 mijë dollarë, grupet kriminale, pajisnin qytetarët me pasaporta të falsifikua­ra të vendeve të BE- së e në këtë mënyrë, ata udhëtonin drejt destinacio­neve në katër rrugë kryesore. Rruga kryesore e kalimit të qytetarëve, ishte nga Shqipëria në Itali- Francë- Meksikë e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rruga e dytë që ndiqej ishte ajo nga vendi ynë në Malin e Zi, më pas në Serbi e Gjermani. Prej andej qytetarët udhëtonin drejt Spanjës. Nga këtu përshkonin dy rrugë. Kishte prej tyre që kalonin në Meksikë me destinacio­n final SHBA, ndërsa të tjerë kalonin përmes Kosta Rikës. Një rrugë tjetër e ndjekur nga trafikantë­t, ishte ajo e kalimit përmes Kosovës, prej andej qytetarët udhëtonin drejt Bullgarisë ose Belgjikës. Nga kjo e fundit kalonin në Republikën Domenikane e prej andej në Kanada. Ata që kalonin nga Bullgaria, udhëtonin drejt Spanjës dhe përmes Kosta Rikës hynin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia shqiptare bën me dije se për shkatërrim­in e kësaj linje rol vendimtar kanë luajtur edhe 2 agjentët speciale të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamen­tit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA- ve në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania