Gazeta Shqiptare

Lëvizje në SHISH, zbulohen emrat e nëntë drejtuesve të shkarkuar

Helidon Bendo ' shkund' institucio­nin pa marrë ende dekretin e presidenti­t Emërohen 12 të tjerë, mes tyre ish- punonjës të Sigurimit të Shtetit

-

Helidon Bendo, drej tuesi i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili ende nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, pa kaluar 2 muaj nga largimi i Visho Ajazit largoi nga detyra të gjithë drejtuesit e mëparshëm. Një listë me emrat e drejtuesve të SHISH që u zbritën në detyrë me urdhër të drejtuesit aktual, është siguruar nga Lapsi. al. Janë zbritur në detyrë Drejtori i Zbulimit, Drejtori i Kundërzbul­imit, Drejtori i Bërthamës së Brendshme dhe të Jashtme të Shërbimit, Drejtori i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar, Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Korrupsion­it, Drejtori i Arshivës Sekrete, Drejtori i Personelit, dhe Drejtorët e të gjithë qarqeve. Mes emrave që i kanë zëvendësua­r të larguarit nga detyra ka ish- inspektorë, për disa prej të cilëve ka pasur masa disiplinor­e, ndërsa pjesa më e madhe të emëruarve janë ishpunonjë­s të sigurimit të sh- tetit. Vetë Bendo ka një bashkëpuni­m të gjatë me ish- drejtuesit e shkarkuar, pasi ka qenë zëvendës i Visho Ajazi Likës. Në kulmin e lulëzimit të kanabisit, nga mesi i vitit 2016, në tryezën e Edi Ramës nisën të bëhen më të shpeshta informacio­net për implikimin e policëve në biznesin e drogës. Gjithsej 59 raporte me informacio­ne për 127 policë të survejuar nga agjentët e SHISH, rrodhën në media pak muaj më parë. Në këto dokumente u përmendën për herë të parë Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, policët e dosjes Tahiri, që konsideroh­en hallkat kyçe në zinxhirin që lidh kampionët e qeverisë me nënkampion­ët e kanabisit. Prokuroria e Krimeve të Rënda i përdori atëherë disa sinjale të SHISH si pikënisje për dosjet hetimore. Me Visho Ajazi Likën, kryeminist­ri u nda me një shtrëngim duarsh, një dekoratë dhe me propozimin si ambasador në NATO. Me bashkëpunë­torët e Visho

Ajazit, bashkëhart­ues të raporteve të kanabisit, pati vetëm ndëshkime. Raportet që hartoi SHISH kanë qenë temë diskutimi në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Bujar Nishani ka pranuar se veç Edi Ramës, me të dhënat ishte njohur

ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror sinjalizon­in se situata kishte dalë jashtë kontrollit në Policinë e Shtetit. Ato ishin dëshmi tronditëse se deri ku shkoi implikimi i policisë në biznesin e kanabisit.

 ??  ?? Helidon Bendo, drejtuesi i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror
Helidon Bendo, drejtuesi i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania