Gazeta Shqiptare

"Si u përballa me vrasësin e vëllait, Albert Zekaj nuk më shikonte në sy"

"Ngjarja, jo për lekët e qirasë. Mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë" Kreshnik Beqiraj: Për zbulimin e autorit të krimit më ndihmuan shumë dëshmitarë

-

Ndonëse shumë i ri, Donjet Beqiraj arri ti të çojë pas hekurave vrasësin e vëllait të tij. Afro një muaj pas gjetjes së eshtrave të 36- vjeçarit Kreshnik Beqiraj që u masakrua nga shoku i tij, Albert Zekaj, vëllai i viktimës ka rrëfyer dje në emisionin "Me zemër të hapur" në "News 24" përballjen me vrasësin. Ai tha se ka bërë një takim të shkurtër me Zekajn, ku e ka pyetur për të vëllain, por ai nuk e ka parë asnjë herë në sy. "Me bashkëpuni­min e prokuroris­ë kam pasur një kontakt shumë të vogël me Albert Zekaj. Ishte ndihmë për shtetin. Kishte 7 muaj që na shmangej. Daja im e kërkoi dhe ai u largua, vajti në Tiranë. Takimi im me të ka qenë i shkurtër, por ka qenë përfundimt­ar. Ndodhi ditën kur pranoi krimin, në policinë e Fierit. Gjatë përballjes me mua, ai shikonte tavanin, tokën, majtas djathtas. Nuk më shikonte në sy. E pyeta ku është vëllai im, pse nuk më je përgjigjur. Nuk m'u përgjigj. Bëra shumë durim, isha i përmbajtur. Qetësinë e gjeta tek ajo që doja të gjeja vëllain tim. Për të bërë keq është shumë kollaj. Me agresivite­t nuk fiton kurrë", tha 26vjeçari Donjet Beqiraj. Ndërkaq, ai u shpreh se për zbulimin e vrasësit e kanë ndihmuar shumë dëshmitarë, por edhe rrethanat. Kjo, pasi banesa ku jetonin Kreshniku me Albertin ishte në një zonë të populluar të qytetit të Fierit. "Të gjithë dëshmitarë­t kanë ardhur me karta identiteti në policinë e Fierit për të ndihmuar. Pallati ku jetonte vëllai me autorin e krimit është në qytetin e Fierit. Një pallat i ri, afër me godinën e Tatimeve dhe një zyrë shtetërore. Është pozicion i vështirë që të bësh lëvizje pa parë njeri gjë. Është një lagje e populluar. Ka shumë lëvizje. Kishte kamera sigurie tek pallati. Kur nuk u pa vëllai dhe panë Albert Zekaj që lëvizte me mjetin e vëllait tim, iu ra shumë në sy. Atë ditë që u bë vrasja ky ( Albert Zekaj) nuk është parë katër ditë në lagje. Rrethi shoqëror ndihmoi shumë për këtë çështje", tha Donjeti. Gjithashtu, ai tregoi se vëllai i tij dhe Alberti ishin njohur në një kamp kthimi në Belgjikë dhe se Kreshniku i kishte ofruar ndihmë dhe e kishte strehuar për rreth 2 vjet. "Vëllai me vrasësin kishin 2 vjet që ishin njohur në një kamp kthimi në Belgjikë. Vëllai im i ka ofruar ndihmë Albertit se kishte probleme familjare. Por kohët e fundit vëllai i kishte thënë shokut të tij që të dilte nga shtëpia, sepse nuk e mbante dot më. Kohët e fundit nuk kanë shkuar mirë me njëri- tjetrin. Por mendoj që vrasja nuk është për lekët. Nuk ma merr mendja se të gjitha i ka bërë vetë Alberti", pohoi vëllai i viktimës. Donjet Beqiraj ende po kërkon pjesët e pagjetu- ra të trupit të të vëllait të tij. Koka dhe disa pjesë të tjera ende nuk janë mbledhur dhe i vëllai po kërkon me miqtë për t'i kryer ceremoninë mortore. Më 7 mars të këtij viti, një trup i pajetë u gjet i groposur në fshatin Daullas të Fierit. Për këtë ngjarje u arrestua 32- vjeçari Albert Zekaj nga Malësia e Madhe, i cili gjatë marrjes në pyetje tha: "Unë jetoja në një shtëpi me qira me Beqirajn. Ne kishim probleme me pagesën e qirasë që prej një viti. I kërkova lekët, por ai më tha se nuk kam. Atë natë që ndodhi ngjarja kam qenë i dehur. Kreshnikun e godita disa herë me çekiç në kokë dhe pas 3 ditësh e copëtova dhe e groposa".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania