Gazeta Shqiptare

Tatimet e Doganat mbledhin 59.6 miliardë lekë në dy muaj

Treguesit fiskalë të konsolidua­r për 2018, të ardhurat, 3.5 miliardë lekë më shumë Bien të ardhurat nga tatimi mbi fitimin, rritet TVSH- ja

-

Të ardhurat e përgjiths hme, për muajin e dytë të vitit 2018, arritën në rreth 67.6 miliardë lekë me një realizim në masën rreth 99.1 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 ky zë ka rezultuar 5.5 përqind më i lartë ose rreth 3.5 miliardë lekë më shumë. Të dhënat janë bërë të ditura nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, sipas të cilës mësohet se të ardhurat nga "Tatime dhe Dogana" ( përfshirë kontribute­t e mbledhura nga DPT) për periudhën shkurt 2018, u realizuan në vlerën 59.6 miliardë lekë, 3 miliardë lekë ose 5.5% më shumë se 2- mujori i vitit 2017. Të ardhurat nga "Taksa Doganore" janë realizuar në vlerën 877 milionë lekë, 1.5% ose rreth 13 milionë lekë më shumë se 2- mujori i vitit 2017. Të ardhurat nga "Akciza" janë realizuar në vlerën 6.1 miliardë lekë, 7.1% ose 409 milionë lekë më shumë se 2- mujori i vitit 2017, dhe 2.3% ose rreth 139 milionë lekë më shumë se plani. Ndikim kryesor ka pasur importi dhe prodhimi vendas i karburante­ve që rezultoi me një rritje prej 9,180 tonë ose + 13.3% krahasuar me 2- mujorin e vitit 2017. Gjithashtu, rritje kanë Shpenzimet e përgjithsh­me publike, për muajin e dytë të vitit 2018 arritën në rreth 63.9 miliardë lekë me një realizim në masën rreth 100.5 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 ky zë ka rezultuar 16.9 përqind më i lartë ose rreth 9.2 miliardë Lekë më shumë.

shënuar, importi dhe prodhimi i "Birrës" me 3%, importi dhe prodhimi i "Verës" me 27.3%, dhe importi i "Cigareve" me 5.7% dhe importi i "Kafes" me + 5.4%. Deklarimi i prodhimit vendas të duhanit është rritur nga 0.4 tonë në 2.15 ton të dek- laruara në periudhën Shkurt 2018. Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat nga "T. V. SH- ja" në total, janë realizuar në vlerën 21.9 miliard lekë, me rritje 8.2% ose rreth 1.7 miliard lekë më shumë se 2- mujori i vitit 2017. Ndërkohë që karburan- ti import mbuloi rreth 99.4% të konsumit gjatë muajit Shkurt të vitit 2018 krahasuar me 66.4% që ishte ky tregues vitin e kaluar. Rritja e importit të karburanti­t ka ulur prodhimin vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH- ja brenda vendit. Rimbursime­t u rritën me 13.6% më shumë se 2 mujori i vitit 2017. Të ardhurat nga "Tatimi mbi Fitimin" janë realizuar në vlerën 3.5 miliardë lekë, rreth 7.5% ose më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërsa të ardhurat Realizimi i shpenzimev­e dhe të ardhurave të përgjithsh­me është shoqëruar me një suficit buxhetor prej rreth 3.7 miliardë lekësh.

nga "Tatimi mbi të Ardhurat Personale" janë realizuar në vlerën 6 miliardë lekë, 10.8% ose 587 milionë lekë më shumë se 2- mujori i vitit 2017. Sipas tabelës në zërin "Taksat Kombëtare" janë realizuar në vlerën 6.1 miliardë lekë, rreth 2.5% më pak se 2- mujori i vitit 2017. Faktor kryesor me ndikim në këtë performanc­ë janë të ardhurat e rritura nga rivlerësim­i i pasurive të paluajtshm­e në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania