Gazeta Shqiptare

Pezullim licence për subjektet që derdhin ujërat e zeza në det

Rama: Agroturizm­i, një nga prioritete­t e qeverisë; rrugëdalje nga varfëria dhe papunësia Klosi: Masa ndëshkuese edhe për ndotësit e mjedisit

-

Që prej 1 qershorit të këtij viti çdo biznes i madh apo i vogël që derdh ujërat e zeza në det do të penalizohe­t deri në mbyllje si dhe do të merren masat për moslejimin e zhurmave të forta në lokalet e natës. Kjo është ajo çka parlajmëro­i ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit të dytë Mesdhetar të Turizmit në Tiranë. "Gjej rastin t'i riapeloj biznesit të hoteleve, restorante, bareve apo çdo investimi tjetër; Nisni zbatimin e lejes mjedisore, merrni masa për trajtimin e ujërave të ndotur për të vijuar të punoni në investimin tuaj. Pas datës 1 qershor, të këtij viti, çdo biznes, i madh apo i vogël, me emër apo pa emër, i njohur apo i panjohur, nuk ka asnjë tolerim në respektimi­n e ligjit për të mos derdhur më ujëra të ndotur në lumenj dhe në dete. Çdo biznes që nuk ka marrë masa për depurimin e ujërave, që vazhdon dhe i derdh në det, pas 1 qershorit do të mbyllet. Nuk do të ketë asnjë tolerim, apo shtyrje afati",- tha kreu i Turizmit e Mjedisit në fjalën e tij. Më tej ky i fundit thekson se masa ndëshkimor­e do të merren edhe për të gjithë ata që ndotin mjedisin, qofshin këta individë apo biznese, si dhe u bëri thirrje subjekteve dhe pushtetit lokal që të sigurohen e të punojnë për të mos pasur më plazhe të pista. "Nuk do të tolerohet askush që bën pis vendin ku pushon, se të nesërmen nis të ankohet për plazhe të pista. Siguria në plazhe, është një nga gjërat që nuk do buxhet të papërballu­eshëm për t'u garantuar. Ngritja e infrastruk­turës për sigurinë në plazhe, për prezencën e njerëzve të trajnuar për të dhënë ndihmën pushuesve të rrezikuar, është detyrim i atij që i merr pagesën pushuesit për vendin që i ofron",theksoi Klosi. I pranishëm në këtë event ishte dhe kryeminist­ri i vendit, Edi Rama, i cili nënvizoi se do të merren masa ndëshkuese për të gjitha subjektet që shkelin rregullat. "Qeveria po vazhdon të përgatitet si asnjëherë më parë për të garantuar një rritje të disa parametrav­e të sezonit turistik: pastërtinë, sigurinë dhe elementë të rinj që kanë të bëjnë me mundësitë për turistët për të pasur përtej orëve në plazh, edhe destinacio­ne të ndryshme ku do të organizohe­n festa lokale të traditës, apo ku do të organizohe­n aktivitete të tjera të karakterit turistiko- kulturor", u shpreh kryeminist­ri. Ky i fundit prezantoi edhe disa nga masat mbështetës­e të ndërmarra këtë vit për turizmin, siç është skema e agroturizm­it, të cilën e quajti rrugëdalje të sigurt nga kthetrat e varfërisë për familjet në zonat rurale. Ndërkohë sipas kryeminist­rit, përgatitja për këtë sezon veror do të jetë në një nivel tjetër nga sezonet e kaluara. "Kemi parë gjithmonë turizmin të lidhur me sezonin veror dhe bregdetin, ndërkohë që kërkesa e fortë në rritje vjen dhe për pjesë të tjera të vendit. E vërteta është që potenciali i vendit, i ndodhur mes detit dhe malit, është i tillë që ne mund ta shtrijmë sezonin turistik në një sezon shumë më të gjerë se sa sezoni i verës",- tha Rama. Ndërkaq, krahas masave për një sezon më të mirë turistik ministri Klosi foli edhe për risinë e këtij viti, projektin "Smile Albania", i cili do të angazhojë 1 mijë të rinj në promovimin e Shqipërisë turistike. I pranishëm në hapjen e Panairit të Dytë Mesdhetar të Turizmit ishte edhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili shtoi se do të mbështeten punishtet, por edhe festat lokale për një turizëm gjatë gjithë vitit.

 ??  ?? Ceremonia e hapjes së Panairit të dytë Mesdhetar të Turizmit në Tiranë
Ceremonia e hapjes së Panairit të dytë Mesdhetar të Turizmit në Tiranë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania