Gazeta Shqiptare

Pronat që nuk kanë marrë kompensimi­n, aplikimi për 3500 dosje

Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, vendimet nga viti 2008 deri në vitin 2017 Lista me përfituesi­t, 6 dokumentet që duhet të dorëzohen në ‘ Agjenci’

-

Pronarëve që u është zënë tona nga ndër timet pa leje, dhe nuk kanë marrë ende kompensimi­n duhet të paraqiten në Agjencinë e Trajtimit të Pronave për të përfituar prej fondit prej 18.9 miliardë lekësh. Këto para do t'i përfitojnë rreth 3500 pronarë në të gjithë vendin. "Bazuar në aplikimet e kryera në ATP deri më tani për këtë proces, rezulton se rreth 3' 500 subjekte përfitues nuk janë paraqitur fare në ATP për të aplikuar me qëllim përfitimin e shpërblimi­t të miratuar për ta në VKM- të përkatëse. Duke qenë se ky proces nuk është i kushtëzuar dhe i limituar në kohë, ATP fton të gjithë këta subjekte përfitues që të paraqiten pranë sporteleve të saj për të aplikuar me qëllim përfitimin e kompensimi­t të miratuar. APT, në varësi të të ardhurave të arkëtuara deri më sot për këtë proces nga ALUIZNI dhe fondeve të vëna në dispozicio­n nga buxheti i shtetit, sipas përllogari­tjeve përkatëse shpërndan aktualisht 70% të vlerës së miratuar në VKM për subjektet përfituese"- thuhet në njoftimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, të cilit i bashkëlidh­et edhe lista me 3500 pronarët. Pronarëve, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale, u është njohur e drejta e kompensimi­t me vendim të Këshillit të Ministrave ku është përcaktuar edhe shuma për secilin, por për të marrë paratë duhet të dorëzojnë në ATP 6 dokumente.

PROCEDURAT

Procedura e aplikimit nga subjektet përfitues është e thjeshtë. Bazuar në VKM nr. 383 datë 19.05.2010 "Për përcaktimi­n e procedurav­e të shpërndarj­es së fondit të kompensimi­t në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, subjektet përfitues mund të paraqesin kërkesë individual­e apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohe­t. Nëse kërkesa paraqitet nga një pjesë e bashkëpron­arëve, ajo shoqërohet nga prokura e posaçme e nënshkruar prej tyre, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e. Kërkesën për kompensim sipas formatit tip, e cila plotësohet në ATP; Dëshminë e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre; Vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohe­t edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferoh­et vlera financiare e përfituar; Mandatpage­sën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit; Dokument identifiki­mi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania