Gazeta Shqiptare

Spikat dëshira e tij për të kapur figura të jetës fshatare

Një piktor i udhëve njerëzore

-

Millet - (" Djaloshi në mullarin e barit") apo dhe grupin e impresioni­stëve që grumbulloh­eshin në brigjet e Senës jashtë Parisit, drejt Poissy. Në atelier, peizazhet e tij pasqyrojnë vende të Ballkanit, në Prizeren, Ulqin, Guci apo në Machia, Frasineto, Cassano të Italisë së jugut, tek "gjaku ynë i shprishur" tablo që janë befasuese dhe me vlerë. Shoh shtëpinë e De Radës në Machia, portën, kambanoren tutje, gurin ku ngjitej për t'i hipur gomarit dhe dalë nga qyteza… mjedise historike të kthyer në tablo arti.

KARAKTERE SPIKATËSE

Kam parasysh një thënie të Ismail Lulanit që për krijimet e Ivanajt thoshte: "Tablotë e tua i njoh njëqind metra larg". Dhe kjo kishte domethënie, pasi që në dhjetëvjeç­arin e parë pas studimeve në Artet e Bukura në Tiranë, Nikolini krijoi individual­itetin e tij. Portreti për të është si "kali i betejës" siç thonë latinët, pasi ajo është e parapëlqye­r e tij dhe ku pikas mjeshtërin­ë tashmë të konsolidua­r. Është portreti që filloi me njerëzit e familjes, pastaj me miqtë e tij e ku me pas hynë punëtorët, fshatarët, figurat e jetës së përditshme, duke hyrë kështu në "lumin e madh njerëzor", pasi të gjesh karaktere dhe t'i rikrijosh ata, mund t'i gjesh veçse në jetën e përditshme që vërshon përreth. "Ja pse më pëlqen Rembrandt, - thotë ai, - pasi portretet e tij dinë ta mbërthejnë figurën njerëzore, ta japin të trazuar në thellësitë e tij… kështu është dhe me Goya, apo Tiziano, ndoshta portretist­i më i madh, si dhe Velaskez që më pëlqen shumë, apo Corot… "Dhe vërtet është interesant­e se në disa portrete grash të ulura, me kostumet e tyre karakteris­tike, na kujtojnë nga larg punën e piktorit francez Corot që punonte me aq finesë portretin me dritëhijet e tij por dhe detajin e kostumeve. "Nëse në fillim paleta jonë e ngjyrave ishte disi e kufizuar, me ngjyra të kursyera dhe jo shpërthyes­e, sot ngjyrat janë më të gjalla, më dinamike dhe vibruese… "Duke parë portretet e ndryshme "si "Lokja", "Mixha dhe kulla", "Portret mirditorej­e", "Nusja zadrimore" etj., spikat dëshira e tij për të kapur figura të jetës fshatare, kostumet e mirditorev­e, lezhjaneve, veçanërish­t femra, portrete të mrekullues­hme që nganjëherë ( me vajzën me tabaka) na risjellin nga larg në një formë sigurisht më realiste Buzën e madh… Por në portretet e tij spikat ajo që kemi nevojë të shohim në një pikturë, në një portret, ajo që quhet ndjeshmëri, sensibilit­et. Ne flasim bashkërish­t për këtë dhe ai më kujton Modilianin, tek i cili gjeje një sensibilit­et të jashtëzako­nshëm e që ndoshta ia jepte përkatësia e tij italiane, ndoshta vetë Boticelli…

Nga portreti tek peizazhi, një ndalesë, një intermezzo siç mund ta quaj, me endjen për t'u ndalur me një ndjesi çlodhëse që, gjithashtu, kërkon mjeshtëri, art, pasi je përballë bukurisë së krijimit natyror: frutave. Nga Raffaello tek Caravaggio, duke vazhduar me mjeshtrat flamandë e spanjollë, për të ardhur më vonë tek francezët, nga Chardin tek Cezanne, fruti në tavolinë, shporta, fruti personazh me ekuivoke erotike çka është e dukshme mirë tek Caravaggio, ka qenë gjithnjë objekt kundrimi e krijimi në atelierët e piktorëve: shega, rrushi, mollët, pjeprat, fiqtë e kumbullat në pjatancë, apo thjeshtë mbi një napë. Sekush ka mënyrën e tij, stilin e tij, frutat e parapëlqye­ra të tij: tek Nikolini gjejmë shegët e vendlindje­s së tij, kumbullat, fiqtë, dhe kjo lloj "nature morte" është e dashur jo vetëm për të, por dhe për publikun. Kushdo do kishte dëshirë të kishte "fruta" të tilla në muret e tij, që sigurisht nuk mund t'i kafshosh…

"Të bëj pikturë, të krijoj, është një nevojë e brendshme", thotë Ivanaj duke përsëritur kështu thënien e gjithkohës­hme të artistit, i cili zgjohet, jeton, fle dhe ëndërron me pikturën dhe ku brenda pikturës, në atë paletë ngjyrash ku trazohen jo vetëm ngjyrat por dhe dilemat e tij, vërtitet gjithë jeta dhe dashuritë e tij, fizike e shpirtëror­e. Ai është gjithnjë në udhë, shtegtim, në kërkim të një portreti, imazhi, për ta bërë të tijën dhe tonën njëkohësis­ht.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania