Gazeta Shqiptare

ARTISTËT, NË MBROJTJE TË TEATRIT E CIRKUT KOMBËTAR: DO MARRIM MASA EKSTREME

-

Sindikata

e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë ka dalë dje përkrah Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit, sindikatës së artistëve të Teatrit Kombëtar dhe asaj të Cirkut Kombëtar në mbrojtje të kërkesave që ata i kanë parashtrua­r Ministrisë së Kulturës prej dy muajsh. Reshat Ibrahimi ka folur në emër të të gjitha sindikatav­e duke kërkuar ruajtjen e Teatrit Kombëtar, statusin e Cirkut Kombëtar, statusin e artistit, ndryshimin e moshës së pensionit dhe shfuqizimi­n e ligjit për artin deri në hartimin e një ligji të ri. Të revoltuar prej çështjes së Teatrit Kombëtar, artistët i kanë bërë thirrje Ministrisë së Kulturës të reflektojë mbi çështjet që shqetësojn­ë komuniteti­n e artistëve. "Ne kërkojmë që kjo godinë të rikonstruk­tohet me një projekt që të bëhet transparen­cë me artistët. Të bëhet statusi, për të cilin kanë premtuar ministra kulture dhe qeveri për ta bërë, të bëhet ligji i ri për artin dhe kulturën. Statusi i këtij institucio­ni është më i rëndësishë­m sesa çadra. Kjo do të thotë që të mos jetë më kombëtar, por të kalojë nën varësinë e një drejtorie në Bashkinë e Tiranës. Ta kthesh në një drejtori do të thotë të tallesh me këtë pasuri", tha Reshat Ibrahimi, në emër të artistëve. Sipas tij, sindikata e Artistëve të Pavarur Shqiptarë i ka dërguar 3 kërkesa zyrtare për dialog Ministrisë së Kul- turës. Nëse kërkesat e tyre për takim do të vijojnë të bien në vesh të shurdhër, siç tha ai, artistët do ta përshkallë­zojnë lëvizjen e tyre deri në marrjen e masave ekstreme. "Sipas statutit, sipas ligjit dhe kontratës kolektive që firmosëm me ministren, kemi të drejtë ligjore që të fillojmë lëvizjet e para. Kjo do të thotë: lëmë 1 orë punën; lëmë 2 orë punën; fillojmë protestat në rrugë dhe grevat e urisë; edhe e fundit fare do të flijohemi aty",- tha Reshat Ibrahimi. Veç të tjerash, Ibrahimi kërkoi ndryshimin e moshës së pensionit: daljen në pension në moshën 56 vjeç për femrat dhe 62 vjeç për meshkujt është e patolerues­hme sipas tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania