Gazeta Shqiptare

Sa shtrenjtë e paguajmë një kryeminist­ër PPP?

-

148 miliardë lekë të vjetra. Pra 38 miliardë lekë të vjetra më shumë se në vitin 2014 dhe taksoi shqiptarët me 100 milionë euro më shumë se qeveria Berisha, gjithmonë flasim për taksën e qarkullimi­t.

Në vitin 2016 qeveria "Rama" mblodhi nga xhepat e drejtuesve të mjeteve 168 miliardë lekë të vjetra, pra 20 miliardë lekë të vjetra më shumë se edhe vetë viti 2015.

Në vitin 2017 qeveria "Rama" mblodhi nga taksat e qarkullimi­t 164 miliardë lekë të vjetër.

Bilanci në katër vite të qeverisë "Rama".

Në katër vite qeveria "Rama" u ka marrë shqiptarëv­e taksë qarkullimi 450 milionë euro.

Deduksioni Pune Publike = Privat = Pallavra = PPP

Stadiumi Arena Kombëtare PPP Vlera 55 milionë euro… Çfarë tha Rama? Do ta bëjmë me PPP se nuk kemi para. Do i japim kullë privatit që do ndërtojë stadiumin se ndryshe nuk na e bën.

Rruga e Arbërit= PPP Vlera 33 miliardë lekë Çfarë tha Rama? Do e ndërtojë privati se qeveria nuk ka mundësi ta ndërtojë. Dibranët do kalojnë nëpërmjet traut në 13 vitet e ardhshme.

Rruga e Kombit ishte pa PPP, erdhi Rama e bëri PPP

Vlera e rrugës 2 miliardë euro 137 kilometra.

Rama do u marrë shqiptarëv­e dhe kosovarëve 300 milionë euro për 30 vite

Teatri Kombëtar= PPP Vlera 20milionë euro Çfarë thotë Rama? Nuk e ndërtojmë dot, qeveria nuk ka para për të ndërtuar një godinë dinjitoze teatri, do t'i bëjmë një kullë … Bunkeri i Ramës në Surrel= PPP E vetmja gjë që Rama ka ndërtuar pa kullë, por që akoma nuk e ka bërë transparen­cë se kush janë PPP- të që ia ndërtuan, është bunkeri ku jeton dhe sinqeritet­i për të thënë nëse shqiptarët po paguajnë akoma me paratë e tyre kullën e tij të izolimit nga realiteti.

Opinion. al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania