Gazeta Shqiptare

50 vjet më parë u vra Martin Luther King - Përse kemi nevojë për heronj

' Deutsche Welle'

- Nga Ines Pohl

përkundraz­i. Në këto vende lipset përgjegjës­ia e individit, kulti i heroit është baras me bindshmëri­në e verbër dhe kësisoj, deri diku me një paaftësim të zgjedhur vetë.

BESIMI TEK NJË JETË MË E MIRË

50 vjet më parë u vra Martin Luther King. Predikuesi me ngjyrë, që nuk pushoi së luftuari kundër padrejtësi­së dhe luftës së Vietnamit dhe për kushte të barabarta pune për zezakët. Ai që me gjithë dhunën ndaj tij dhe simpatizan­tëve të tij, mbeti paqësor. Dhe që deri sot u jep kurajë atyre që nuk kënaqen me gjendjen ekzistuese dhe besojnë se është e mundur një jetë më e mirë.

Pak ditë më parë, qindra mijëra protestues në Uashington dhe shumë qytete të tjera në Shtetet e Bashkuara protestuan kundër influencës së lobit të armëve. Drejtuar dhe organizuar nga ato studente dhe ata studentë të Parklandit, që mbijetuan masakrën në shkollën e tyre. Vetëkuptue­shëm u mblodhën pas fjalëve të Martin Luther Kingut. Vunë mbesën e tij nëntëvjeça­re, Yolanda Renee King, që të thoshte fjalët e tij: "Unë kam një ëndërr". Me 18- vjeçaren Emma Gonzalez, ata kanë në krye të lëvizjes së tyre një grua që duket si varianti i ri, modern, femëror i Martin Luther King- ut.

Heronj si Martin Luther King nuk çojnë në bindje të verbër. Përkundraz­i, ata inkurajojn­ë dhe fuqizojnë individët. Ata bëjnë që pas tyre të krijohen bashkësi që janë më të fuqishme se një i vetëm. Që të mund të luftojnë kështu për më shumë ndikim politik.

HERONJ SI KING- u JAPIN SHPRESË

Mbi të gjitha, heronj si Martin Luther King japin shpresë. Shpresë se ia vlen të ngrihesh. Të dalësh nga zona jote e vogël dhe e mbrojtur, dhe të tregosh kurajë qytetare. Të solidarizo­hesh. Të kr- ijosh rrjete dhe të mos dorëzohesh. Ata tronditin zonat e rehatisë së të privilegju­arve, apelojnë tek këta që të angazhohen.

Është pikërisht kjo energji, për të cilën ka nevojë Gjermania dhe shumë vende të tjera, që me gjithë kompleksit­etin e kësaj bote, me gjithë konfliktet e shumta që duken si pa rrugëdalje, shpresa të mos humbë. Është besimi te fuqia dhe mundësitë e një shteti demokratik. Shteti që për të funksionua­r ka nevojë për qytetare dhe qytetarë të angazhuar dhe që nuk mjaftohet me kinse mungesën e alternativ­ave.

Sot Martin Luther King nderohet në mbarë botën. Jo vetëm sepse ai arriti gjëra të mëdha në jetë, por sepse është ende i nevojshëm deri më sot.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania