Gazeta Shqiptare

Shpronësim­et për TAP, dokumentet që duhen për të marrë paratë

Shpronësim­e të reja për projektin e gazsjellës­it Preken banorët në Fier, Korçë, Devoll, Berat dhe Skrapar

-

Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë ka shpallur kërkesën për shpronësim, marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit të kalimit, për pasuritë e paluajtshm­e që preken nga projekti, "Ndërtimi i linjës së tensionit dhe facilitete­ve të tjera, pjesë e projektit të gazsjellës­it Trans Adriatik Pipeline ( projekti TAP) AG", në zonat Fier, Korçë, Devoll, Berat dhe Skrapar. Pronarët dhe personat që pretendojn­ë pronësinë mbi pasuritë që preken nga ky projekt duhet të dorëzojnë çdo dokument që disponojnë pranë ZVRPP- së përkatëse, mbi saktësimin dhe konfirmimi­n e pronësisë, sipërfaqev­e, mungesat e dokumentac­ionit etj.

Subjekti kërkues i këtij objekti është është Trans Adriatic Pipeline AG Shqipëri, shoqëri e cila do zhvillojë një tubacion të gazit natyror, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë. "Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat, të cilët preken nga ky shpronësim sipas listave emërore bashkëlidh­ur, mbi masën e vlerësimit të llogaritur në zbatim të ligjit të posaçëm nr. 116/ 2013, datë 15.4.2013, në përputhje me Planin e Rehabiliti­mit të Jetesës. Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në listat emërore të publikuara, si dhe personat, të cilët preken, por nuk figurojnë në këto lista brenda 15 ( pesëmbëdhj­etë) ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqes- in pretendime­t e tyre, të shoqëruara me dokumentac­ionin përkatës, si dhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimi­n e procedurav­e të shpronësim­it dhe të marrjes në përdorim të përkohshëm"- shkruhet në shpallje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania