Gazeta Shqiptare

Shoqëria civile në protestë, i vendos Edi Ramës traun para Kryeminist­risë

Qindra qytetarë kundërshto­jnë taksën e Rrugës së Kombit Solidarite­ti me kuksianët: Nuk jemi dele

-

Dhjetëra persona janë bashkuar dje në një protestë para Kryeminist­risë, ku në shenjë simbolike i vendosën traun për të mos kaluar kryeminist­rit Edi Rama. Qytetarët i janë përgjigjur kërkesës së shoqërisë civile për të protestuar në mbështetje të 23 kuksianëve të ndaluar për Rrugën e Kombit. Përmes pankartave të tyre, ata i kanë kërkuar kreut të qeverisë heqjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit. "Më arrestoni edhe mua", ishte mbishkrimi kryesor në parullat e qytetarëve, në shenjë solidarizi­mi kundër arrestimit të 23 kuksianëve për dhunën në Rrugën e Kombit. Protesta e shoqërisë civile ka nisur në lulishten e parkut "Rinia". Më pas ajo është zhvendosur para zyrës së kryeminist­rit Rama, ku protestues­it kanë bërë thirrje që ai të largohet nga qeverisja. Aktivistë të shoqërisë civile, artistë, qytetarë të papunë, studentë dhe pedagogë u shprehen kundër taksave të larta. Mes tyre pati edhe nga ata që e paralajmër­uan qeverinë se protesta në Rrugën e Kombit mund të përsëritet para Kryeminist­risë.

Me banderola "boll me arrogancë, dhunë dhe koncesione" protesta e shoqërisë civile nisi në orën 12: 00 dhe zgjati rreth 3 orë. Ndërkohë, opozita ka paralajmër­uar vazhdimin e protestave dhe javën e ardhshme.

"Protesta e sotme, ( djeshme) është për të përkrahur dhe për të treguar mbështetje­n për atë që ndodhi në Kalimash, për të gjithë ata protestues që vazhdojnë të jenë në qelitë e paraburgim­it dhe për t'i dhënë kryeminist­rit një mesazh shumë të rëndësishë­m që nuk mund të vazhdojmë më të qeverisim me arrogancë, me dhunë policore dhe nuk mund të vazhdojë më të japë hapësirat publike, të cilat u përkasin të gjithë qytetarëve shqiptarë me koncesion, me kontrata ligjore afatgjata vetëm një grushti klientësh të tij, të cilët i përdorin këto hapësira për t'u pasuruar, ndërkohë që qytetarët marrin mbrapsht taksa më të larta dhe kërbaç kur ata ankohen", tha aktivisti Besjan Pesha. Një tjetër përfaqësue­s i shoqërisë civile, Adri- "Nuk lejojmë më asnjë arrestim, Rama ti nuk e arreston dot të gjithë popullin shqiptar. Rama ka fuqi më shumë se unë sot e se ne, por fuqia e së vërtetës sonë është më e madhe se e kërbaçit të tij", tha dje një nga protestues­it para Kryeminist­risë.

 ??  ?? civile Protesta e djeshme e shoqërisë
civile Protesta e djeshme e shoqërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania