Gazeta Shqiptare

Reforma zgjedhore, Kuvendi shtyn edhe me 4 muaj punën e komisionit

-

Kuvendi

ka vendosur të shtyjë edhe me katër muaj të tjerë veprimtari­në e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Me një vendim të marrë në seancën e datës 29 mars, deputetët vendosën që "afati i veprimtari­së së Komisionit të Posaçëm Parlamenta­r për Realizimin e Reformës Zgjedhore zgjatet për një periudhë 4mujore nga data e miratimit të këtij vendimi". Deri më tani ky komision ka bërë disa dëgjesa me aktorë të shoqërisë civile për të thithur prej tyre propozimet për këtë reformë. Nga ana e tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një sërë propozimes­h. Bashkëkrye­tari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh gjatë mbledhjes së fundit të komisionit se tani kanë marrë asistencë nga ndërkombët­arët që do ta ndihmojnë punën e komisionit. "Ne kemi pasur një mbledhje të përbashkët me përfaqësue­sit e OSBE- së, Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian për të diskutuar modalitete­t dhe mundësitë e asistencës dhe të ekspertizë­s për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ndërkohë, kemi çuar shkresa ku kemi kërkuar mbështetje­n me ekspertizë dhe asistencë tek OSBE- ODIHR, Komisionin e Venecias, për Prezencën e OSBE- së në Shqipëri dhe Zyrën e Këshillit të Evropës në Shqipëri. Kemi marrë përgjigje pozitive nga të gjithë, në mënyrë të veçantë nga OSBE- ODIHR dhe Komisioni i Venecias për ofrimin e ekspertizë­s, e cila do të jetë shumë e çmuar në materializ­imin dhe përfundimi­n me sukses të gjashtë kolonave të planit të punës që kemi miratuam".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania