Gazeta Shqiptare

Statusi i naftëtarit, miratohen 850 aplikime

Kriteret për trajtim financiar të veçantë

-

Komisioni

i posaçëm i ngritur pranë Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë ka shqyrtuar dhe miratuar 850 aplikime të punonjësve të industrisë nxjerrëse të naftës, për marrjen e statusit të veçantë të naftëtarit. Aktualisht komisioni përkatës po vazhdon shqyrtimin e dokumentac­ionit për aplikimet e tjera. Ndërsa me përparësi janë trajtuar punonjësit e rafinerive të Ballshit dhe Fierit. Ligji i ri nr. 8/ 2017 "Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit" i miratuar më 02.02.2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka për qëllim të përcaktojë statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe më specifikis­ht adreson pozitën juridike, ekonomiko- financiare dhe shoqërore, të drejtat dhe detyrimet që lidhen me këta punonjës, si edhe garancitë ligjore përkatëse për zbatimin e tyre. Sipas përcaktime­ve të ligjit, të drejtën e statusit të punonjësit të naftës/ gazit e përfi- tojnë të gjithë ish- punonjësit dhe punonjësit aktualë, duke filluar që nga data e fillimit të punës në sektorin përkatës. Këtu përfshihen edhe ata persona që janë aksiden- tuar në punë, pavarësish­t kohëzgjatj­es së punësimit të tyre. Të gjithë personat që përfitojnë statusin do të pajisen me dëshmi zyrtare identifiki­mi, sipas kritereve të përcaktuar­a në VKM. Ligji përcakton gjithashtu kritere për trajtim financiar të posaçëm, të rezervuar për këtë kategori punonjësis­h në rast papunësie, apo shkëputjej­e të marrëdhëni­es së punësimit. Punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që dalin në pension, ose kanë dalë në pension përfitojnë shtesë pensioni në masën 1% për çdo vit pune, por jo më shumë se 40% të vlerës së pensionit të plotë të pleqërisë, të llogaritur apo aktual, për punonjësit që kanë jo më pak se 30 vjet punë për burrat dhe 25 vjet punë për gratë në industrinë e naftës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania