Gazeta Shqiptare

Furgoni hyn në mes të turmës, 3 të vrarë

Gjermani, atentat në Mynster, 30 të plagosur. Kryebashki­aku: Qyteti mban zi, ditë e tmerrshme Qeveria përjashton sulmin terrorist: Autori, me probleme mendore

-

theksuar se shpreson që autoritete­t të zbardhin shpejt rastin. Kryebashki­aku i qytetit, Markues Lewe është shprehur se, "i gjithë Mynsteri mban zi për këtë tragjedi të tmerrshme". Autoritete­t janë të mendimit se bëhet fjalë për një sulm terrorist, por ende policia po punon për zbardhjen e rastit. "Po hetojmë në të gjitha drejtimet", tha një zëdhënës. Policia po heton, nëse ka pasur persona të tjerë brenda në mikrobus që mund të jenë larguar. Katër të vdekur dhe 30 të plagosur. Ky është bilanci i një sulmi me automjet në lagjen e vjetër të qytetit të Mynsterit, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane. Mes viktimave, edhe autori i sulmit. Sipas policisë, shoferi ka qëlluar veten. Tragjedia ndodhi në një restorant tradiciona­l të frekuentua­r Kiepenkerl, mjaft i preferuar për të qytetarët e Mynsterit dhe turistët.

REAGIMET

Sulmi me mikrobus në qytetin e Mynsterit të shtunën, sipas njoftimeve të fundit duket se nuk ka një sfond ekstremist terrorist. Autori i sulmit dyshohet të jetë një 48- vjeçar gjerman, i njohur për probleme psikike, shkruan gazeta gjermane "Süddeutsch­e Zeitung", ndërsa "Bild" shkruan se autori i dyshuar, që përdori automjetin për t'u vërsulur në turmën e njerëzve nuk ka qenë person i njohur për policinë. Autori i sulmit në Mynster, i cili shkaktoi tri viktima, vrau veten me pistoletë menjëherë pas sulmit. Policia gjermane po kontrollon apartament­in e tij për të zbuluar nëse personi ka mbajtur lëndë shpërthyes­e.

Të shtunën në qytetin e Mynsterit një mikrobus iu vërsul turmës së njerëzve. Tre vetë humbën jetën, 30 vetë janë plagosur, gjashtë prej tyre rëndë, bëri të ditur policia gjermane. Tragjedia ndodhi në një restorant tradiciona­l të frekuentua­r Kiepenkerl­n, mjaft i preferuar në qytet. Në ditë me mot të mirë, siç ishte e shtuna, restoranti ishte një pikë takimi për shumë vetë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania