Gazeta Shqiptare

Lu i kërkoi të bëjë kujdes me LGBT, Shehu: Familja është e shenjtë

"Debate jo produktive e të krijuara artificial­isht"

-

Deputeti

i PD- së në qarkun e Gjirokastr­ës, Tritan Shehu, uroi dje ditën e Pashkëve sipas të cilit kjo festë përbën konceptin e vërtetë të familjes si diçka e shenjtë, pavarësish­t "debateve" jo produktive të krijuara artificial­isht së fundmi. "Nënvizoj një parim të veçantë, që ngel i pa lëkundur te ne, një nga vlerat tona të mëdha, konceptin e vërtetë për familjen, të familjes sonë si diçka e shenjtë, që e gjeta kudo, pavarësish­t disa "debateve" jo produktive e të krijuara artificial­isht së fundmi. Së bashku me këtë lidhet dhe vizioni ynë për fëmijët si pjesë e saj, kujdesi shembullor për ata, për rritjen e edukimin e tyre me këto vlera të mëdha në mendje e zemër, garanci kjo për të ardhmen e shoqërisë. Këto janë disa nga principet sublime të përbashkët­a të të gjitha komunitete­ve tona fetare, principe tejet të rëndësishm­e këto edhe për të ardhmen e bashkëjete­sës sonë fetare.

Gëzuar Pashkët!", shprehet z. Shehu. Ndërkohë, pak ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu, në një takim për mbrojtjen e të drejtave të LGBT, numëroi mes të tjerash edhe emrin e

DEKLARATA

"Nënvizoj një parim të veçantë, që ngel i pa lëkundur te ne, një nga vlerat tona të mëdha, konceptin e vërtetë për familjen, të familjes sonë si diçka e shenjtë, që e gjeta kudo, pavarësish­t disa "debateve" jo produktive e të krijuara artificial­isht së fundmi", tha deputeti i PD- së, Tritan Shehu.

tij, si deputet që është rreshtuar hapur kundër këtij komuniteti, duke kërkuar që të bëjnë kujdes me këtë komunitet.

 ??  ??
 ??  ?? Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Evropian, Knut Fleckenste­in
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamenti­n Evropian, Knut Fleckenste­in

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania