Gazeta Shqiptare

Itali, kërcënonte dhe përndiqte ish- të dashurën, bie në pranga shqiptari

28- vjeçari bën për spital të dashurin e ish- partneres

-

hajdutët i përdornin këto vende si baza logjike për të fshehur sendet e vjedhura. Hetime më të thella kanë arritur në konstatimi­n se banda ka të bëjë edhe me riciklimin e makinave të vjedhura, të cilat çmontohesh­in në pjesë këmbimi të destinuara për tregun e zi. "Corriere Della Sera" raporton se kryetari i bandës është një italian 46 vjeç. Arrestimi i tij është bërë pak orë para se të martohej në Milano. Gjithashtu, në të njëjtin ambient është arrestuar edhe një shqiptar, i cili duhet të ishte dëshmitar në dasmë. Bëhet me dije se policia italiane vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe n. q. s. ka persona të tjerë të përfshirë në këtë bandë.

ITALI - Një 28- vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi kërcënonte dhe përndiqte ish- të dashurën e tij. Mediat italiane raportojnë se prej kohësh shqiptari ndiqte ish- partneren, e cila tashmë kishte krijuar një lidhje të re me një italian. Mesa duket i riu nuk e ka pranuar dot këtë fakt dhe ka dhunuar të dashurin e ish- partneres. Në ndihmë i ka ardhur shoku i tij, një 21- vjeçar, i cili ra dhe ai në pranga. ' Ansa' shkruan se dy shqiptarët i kishin zënë pritë 43vjeçarit italian dhe kishin nisur ta godisnin me një shufër hekuri. Ky i fundit përfundoi në spital. Ndërkohë pasi u identifiku­an dhe arrestuan autorët, në mjetin e 28vjeçarit u gjet edhe hekuri që përdorej për heqjen e bulonave tek kamionët. Sakaq, policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 ??  ?? Momentet e grabitjes
Momentet e grabitjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania