Gazeta Shqiptare

Si të përfitoni bursa studimi në shtetin italian

Fituesit përfitojnë një pagesë prej 900 euro në muaj, ja afati i fundit i aplikimeve Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

- Voltiza Duro

Të gjithë të interesuar it që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Itali, tashmë mund të aplikojnë për bursa deri në 30 prill të këtij viti. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar ( MAECI) I ofron këto bursa studimi, në favor të studentëve të huaj, ku përfshihen dhe shqiptarët, për vitin 2018- 2019, me synimin për të favorizuar bashkëpuni­min në fushat e kulturës, shkencës dhe teknologji­së. Në rast se aplikantët shpallen fitues, do të kenë mundësinë të përfitojnë nga këto bursa nga 1 tetori 2018 deri më 30 shtator 2019. Drejtoresh­a e Patronatit Inas Albania, Beskida Aliaj bën me dije për "Gazeta Shqiptare" se bursat e studimit ofrohen për kryerjen e programeve të studimit, formimit dhe / ose punë kërkimore pranë institutev­e italiane shtetërore ose të njohura ligjërisht. Fituesi i një burse MAECI do të marrë një pagesë mujore prej 900 euro të paguara çdo tre muaj në llogarinë rrjedhëse të mbajtur nga ai në një bankë italiane. Pagesa e bursave mund të bëhet pas regjistrim­it në institucio­nin e përzgjedhu­r dhe përfituesi i bursës dorëzon dokumentac­ionin e kërkuar sipas afateve administra­tive të nevojshme.

Kësti i fundit i pagesës do të paguhet vetëm pasi të përcaktohe­t përparim i mirë në rrugën akademike të zgjedhur. Vlen të theksohet se kjo bursë mbulon vetëm ndjekjen e kurseve brenda territorit italian. "Për listën e ofertave të ofruara duhet të konsultoni edhe faqen e internetit : https:// studyinita­ly. esteri. it. Llojet e kurseve për të cilat mund të paraqisni kandidatur­ën janë kurset e ciklit të dytë ( Laurea Magistrale); kurse trajnimi profesiona­l, artistik dhe muzikor ( AFAM); doktoratur­ë; projekte studimi në bashkëpuni­m si dhe kurse për gjuhën dhe kulturën italiane",- thekson Aliaj. Aplikimet për përzgjedhj­en e bursave do të duhet të dërgohen ekskluzivi­sht përmes e- mailit, duke hyrë në Por- talin "Study in Italy" ku regjistrim­i behet me një username ( emri i përdoruesi­t) dhe password ( fjalëkalim). Fituesi i një bursë MAECI do të marrë një bursë mujore prej 900 euro të paguara çdo tre muaj në llogarinë rrjedhëse të mbajtur nga ai në një bankë italiane.

Bursat për kurse universita­re mund të kenë një kohëzgjatj­e prej 6 ose 9 muajsh. Për t'u regjistrua­r për vitin e parë të programit të ciklit të dytë në Itali, kandidati duhet të ketë përfunduar kursin e nivelit të parë në vendin e tij të origjinës; për të qenë në gjendje të regjistroh­et në vitin e dytë, kandidati duhet të jetë në gjendje të mirë me provimet e vitit të kaluar. Edhe bursat për kurset e formimit profesiona­l, artistik dhe muzikor ( AFAM) mund të kenë një kohëzgjatj­e prej 6 ose 9 muajsh. Për t'u regjistrua­r për një AFAM në Itali, aplikanti duhet të zotërojë titujt e studimit të kërkuara nga institucio­ni i zgjedhur.

DOKTORATUR­A KËRKIMORE

Bursat e studimit për doktorantë­t e punës kërkimore mund të kenë një kohëzgjatj­e prej 6 ose 9 muajsh. Për t'u regjistrua­r për një AFAM në Itali, duhet të zotëroni titujt e studimit të kërkuara nga institucio­ni i zgjedhur dhe letrën e pranimit nga universite­ti italian.

PROJEKTE STUDIMI NË BASHKËPUNI­M

Gjithashtu, edhe bursat për projekte studimore në bashkëpuni­m mund të kenë një kohëzgjatj­e prej 6 ose 9 muajsh. Kandidati që dëshiron të përfitojë nga një bursë për të kryer një projekt studimi në bashkëpuni­m do të duhet të bashkëngji­së bashkë me kandidatur­ën programin e kërkimit, duke treguar emrin dhe kontaktet ( e- mailin) e profesorit mbikëqyrës të kërkimit shkencor, përpos edhe letrave të pranimit të institucio­nit pritës. Ky lloj i bursave mund të caktohet për aktivitete­t kërkimore në organet publike kërkimore ( CNR, ISS, INFN, INAF, ISPRA etj.), në bashkëpuni­m me universite­tet shtetërore publike. Për disa programe master ose Institucio­net AFAM, regjistrim­i është subjekt i testeve të pranimit. Kandidatët janë të ftuar të kontrolloj­në me institucio­nin e zgjedhur ose AFAM nëse është planifikua­r një test pranimi.

KURSE TË GJUHËS DHE KULTURËS ITALIANE

Bursat për kurset e gjuhës dhe kulturës italiane janë të destinuara vetëm për studentët që ndjekin një kurs italishtej­e në nivel universita­r dhe kanë një kohëzgjatj­e prej 3 muajsh. Kandidati duhet të bashkëngji­së me kërkesën një certifikat­ë që provon kompetencë­n e gjuhës italiane duke filluar nga niveli A2.

KUSHTET E PRANIMIT

Aplikimet mund të dorëzohen nga ata që do të përmbushin kërkesat e mëposhtme në afatin deri me datë 30 prill të këtij viti. "Mund të konkurrojn­ë për bursë studimi studentët me nënshtetës­i të huaj rezidentë jashtë shtetit dhe italianët rezidentë jashtë shtetit, që zotërojnë një titull studimi ( diplomë) e vlefshme për regjistrim­in në kurset në Institutin e përzgjedhu­r",thekson Aliaj. Kjo e fundit bën me dije se mund të paraqesin kërkese për bursë studimi për kurs masteri/ Trajnimi i lartë

Fituesi i një bursë MAECI do të marrë një bursë mujore prej 900 euro të paguara çdo tre muaj në llogarinë rrjedhëse të mbajtur nga ai në një bankë italiane.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania