Gazeta Shqiptare

Dhuna në Kuvend, përjashtoh­et Bushati dhe 6 deputetë të opozitës

Debatet në Byro, Paloka: Kam bërë burg politik, vendi drejt përplasjes civile Ministri provokoi opozitën, Ruçi s'e ' fal'

- Valentina Madani

Byroja e Kuvendit për jashtoi dje 6 deputetë të opozitës dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Byroja përjashtoi për 10 ditë deputetët, Edi Paloka dhe Ervin Salianji, Flamur Noka, Klevis Balliu, Endrit Brahimllar­i, Kejdi Mehmetaj. Sipas vendimit asnjë prej tyre nuk lejohet të marrë pjesë në seancën parlamenta­re të radhës. Po ashtu u vendos përjashtim­i me 10 ditë edhe i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati që iu përgjigj me ujë deputetëve të opozitës. Pas debateve të forta në mbledhje, vendimi u mor vetëm me votat e deputetëve të shumicës. Dy deputetët e opozitës që morën pjesën në votim, Paloka dhe Mima votuan në bllok kundër vendimit për përjashtim­et, përfshirë edhe ministrin Bushati, pasi kërkojnë që i pari të përjashtoh­et Rama për gjuhën sipas tyre ofenduese ndaj qytetarëve. Deputetët e opozitës debatuan me deputetët e mazhorancë­s. Paloka i është drejtuar deputetit Hyseni: "Kam bërë burg për politikë, por kurrë për vjedhje pronash. Nga ana e tij, deputeti Flamur Noka u shpreh: "Solla miell nga kuksianët e mi, sepse ata aq mundësi kishin, mbase kryeminist­ri do miell tjetër". Kurse demokrati Ervin Salianji deklaroi: "Keni prova ose fakte që vërtetojnë dëmin tim? Kemi dëgjuar që vetëm mielli e sjell në vete, e futëm në Kuvend". Në debat u përfshi dhe deputeti i LSI- së, Endrit Braimllari: "Kryeminist­ri ofendoi rëndë shqiptarët. Frazat e Ramës juve ju duken poezi, por ato janë ofendimet më të rënda që i bëhen popullit. Shqiptaret janë provokuar nga Edi Rama duke i krahasuar me organ gjenital. Ky kryeminist­ër e ka humbur të drejtën legjitime për të drejtuar, tani çdo gjë i mbetet në dorë popullit. Ministri i Jashtëm është sjellë si një ordiner. Provokoi rëndë opozitën duke i hedhur ujë". Kurse demokrati Klevis Balliu theksoi: "Kryeminist­ri fyen shqiptarët dhe nuk është marrë asnjë "Rregullorj­a e Kuvendit është e qartë dhe deputetët dhunues duhet të ndëshkohen. Por sot kemi asistuar edhe në elementë të veprave penale, që lidhen me goditje të personave që kryejnë detyra publike. Shikoni deputetin demokrat, Flamur Noka, i cili shkul mikrofonin nga foltorja dhe godet me mjete të forta ndaj kryeminist­rit dhe kryetarit të Kuvendit. I bëj thirrje prokuroris­ë të hetojë dhunën në seancë!", tha z. Balla.

 ??  ?? Protesta e opozitës dje në Kuvend
Protesta e opozitës dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania