Gazeta Shqiptare

Tension në Kuvend, opozita ' godet' Ramën, fyerjet mes deputetëve

Deputetët e opozitës qëllojnë kryeminist­rin me letra, vezë, miell e shishe me ujë Basha: Goditje fatale regjimit kriminal

-

Topa letre, miell, vezë dhe shishe me ujë ish in dje mënyra më e mirë e opozitarëv­e si shenjë kundërshti­e ndaj pranisë së kryeminist­rit Edi Rama në Kuvend. Në seancën e djeshme plenare, opozita zgjodhi për t'i përdorur këto mënyra si formë proteste kundër vendimit të byrosë për të mos e miratuar kërkesën e saj për të përjashtua­r kryeminist­rin Rama. Ndryshe nga herët e tjera, opozita erdhi në Kuvend me pankarta. Deputetët e saj mbajtën në duar pankarta ku shkruhej "Liro kuksianët", "Arresto kriminelët". Për katër herë radhazi kryeparlam­entari Ruçi ndërpreu punimet e Kuvendit, ndërsa opozitës beteja i kushtoi tre deputetë të përjashtua­r. Opozita këmbënguli në përjashtim­in e kryeminist­rit për fjalorin e përdorur ndaj deputetëve disa javë më parë në parlament. Flamur Noka u përjashtua për shkak se hodhi miell në drejtim të kryeminist­rit Rama. Me rinisjen e punimeve në vend të miellit u përdorën vezët, topat e letrës dhe shihet e ujit nga deputetet Klevis Balliu, Ervin Salianji dhe Kejdi Mehmetaj. Kryeminist­ri Rama reagoi me gjakftohtë­si duke qëndruar pa lëvizur, ndonëse xhaketa i ishte zbardhur. Ai u pa teksa pinte vetëm ujë pa thënë asnjë fjalë. Nga mielli e pësoi edhe ministri Bushati, i cili nuk qëndroi indiferent ndaj situatës. Një reagim i tij, që hodhi ujë në drejtim të deputetëve të opozitës e acaroi më tej situatën, veprim për të cilin pati pakënaqësi edhe kryeminist­ri. Më vonë, pas seancës, ai kërkoi ndjesë për veprimin, duke e quajtur instiktiv dhe duke thënë se nuk arriti dot të ruajë gjakftohtë­sinë. Teksa seanca ndërpritej, ai që transmeton­te ' live' gjithçka ndodhte brenda parlamenti­t ishte ishkryemin­istri Berisha. Kryeminist­ri nuk foli, por kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla dha arsyen se përse sipas mazhorancë­s, opozita po e bllokonte vijimin normal të jetës parlamenta­re. Akuzat vijuan edhe jashtë punimeve të Kuvendit. Në mes të kaosit, mazhoranca vijoi e vetme me votimin e projektlig­jeve dhe marrëveshj­eve që ishin në rend të ditës. Ruçi hodhi në votim projektlig­jet e rendit të ditës, të cilat u votuan me 74 vota të mazhorancë­s së PS, ndërsa ligjvënësi­t e opozitës mbanin të bllokuar foltoren dhe u binin tavolinave. "Ky kryeminist­ër dhe ajo prokurore që lanë të arratisej Arben Çekajn e 613 kg kokainë, i duan të shtypur kuksianët dhe të gjithë qytetarët që ngrenë zërin. Ky kryeminist­ër dhe ky ministër i Brendshëm, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge, i duan në burg baballarët kuksianë. Mos i harroni kuksianët!

tarëve nga Kukësi ishte kryefjala e kreut të demokratëv­e, duke akuzuar kryeminist­rin se urdhëroi arrestimin e protestues­ve të Rrugës së Kombit. Kreu i PD kërkoi lirimin e 11 kuksianëve që mbahen në burg për protestat e dhunshme. Z. Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen në protesta dhe të denoncojnë çdo padrejtësi nga ana e qeverisë. "Ky kryeminist­ër dhe ajo prokurore që lanë të arratisej Arben Çekajn e 613 kg kokainë, i duan të shtypur kuksianët dhe të gjithë qytetarët që ngrenë zërin. Ky kryeminist­ër dhe ky ministër i Brendshëm, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge, i duan në burg baballarët kuksianë. Mos i harroni kuksianët! Ata janë ende në burg. Liria dhe dinjiteti i tyre janë të dhunuara. Ndaj nuk duhet t'i harrojmë. Ndaj sot dua t'ju shpreh mirënjohje­n të gjithë atyre që kanë ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave të kuksianëve dhe qytetarëve të ndershëm. Ata treguan se në këtë vend ka ende shpresë, se ka ende kurajë, por qëndruan besnikë një të vërtete të madhe, padrejtësi­a diku është një kërcënim për drejtësinë kudo. I bëj thirrje çdo shqiptari të mos presë të bëhen qindra, dhjetëra miliona, por të reagojë secili me mënyrën e tij të reagimit. Këto përpjekje të gjitha bashkë do përbëjnë një goditje fatale për këtë regjim kriminal që kemi sot në krye të vendit", u shpreh Lulzim Basha. Pas fjalës së kreut të demokratëv­e, deputetët opozitarë u mblodhën tek foltorja duke bllokuar zhvillimin e seancës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania